Pse nxënësit në këtë shtet nisin shkollën në 5:30 të mëngjesit?

- Advertisement -

Çdo mëngjes herët, në një qytet të Indonezisë, shihen adoleshentët e përgjumur duke shkuar në shkollë.

- paragrafi 1 -

Nxënësit e klasave të dymbëdhjeta në 10 shkolla të mesme janë pjesë e një projekti pilot për ta nisur ditën më herët. Pse?

- Advertisement -

Projekti pilot në Kupang u shpall nga guvernatori Viktor Laiskodat me synimin të forcojë disiplinën e fëmijëve.

Megjithatë, sipas prindërve, fëmijët janë të rraskapitur kur kthehen në shtëpi.

Shkollat në Indonezi zakonisht fillojnë nga ora 7 deri në 8 të mëngjesit.

- Advertisement -

“Është jashtëzakonisht e vështirë, ata tani duhet të largohen nga shtëpia kur është ende errësirë. Unë nuk mund ta pranoj këtë…siguria e tyre nuk është e garantuar kur është errësirë dhe qetësi,” kishte deklaruar për Agence France-Presse nëna e një fëmije.

Disa njerëz janë të mendimit se mungesa e gjumit mund të rrezikojë shëndetin e nxënësve dhe të shkaktojë ndryshime në sjellje.

Një studim i vitit 2014, i publikuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, rekomandoi që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të fillojnë mësimin në orën 8:30 të mëngjesit ose më vonë, në mënyrë që të kenë mjaftueshëm kohë për gjumë.