E diel, 24 Nëntor, 2024

Pse nuk duhet t’i detyroni fëmijët të puthin të rriturit?

- Advertisement1-

Shfaqjet e afeksionit duhet të jenë gjithnjë spontane, jo të diktuara nga rregullat apo imponimet me urdhër.


Kjo është akoma më e vërtetë për fëmijët që nuk kanë filtrat dhe mbistrukturën sociale të të rriturve, që të jenë në gjendje të sillen në marrëdhënie në mënyrë të pavarur.

- Advertisement -

Psikologët paralajmërojnë se edhe fëmijët e detyruar të puthin dikë mund të ndihen akoma më të largët me personin që po u kërkohet të puthin, kjo vlen edhe për të gjitha llojet qëndrimeve që ata vetë nuk do t’i bënin, po të mos u imponohej apo urdhërohej.

Sa herë prindërit i nxisin fëmijët e tyre aspak të gatshëm ‘për të përshëndetur të afërmit apo të njohurit duke u thënë gjëra të tilla si “puthe tezen”, “përqafoje gjyshin”, “jepja faqen zonjës”.

Është mendimi i shumë ekspertëve që detyrimi i të vegjëlve për të treguar dashuri kur nuk kanë stimul ose dëshirë është një lloj shkeljeje e zonës së tyre të rehatisë.

Duke e ekzagjeruar këtë proces mendor, disa argumentojnë se zakoni i imponimit të këtij lloji të sjelljes mund të ndikojë negativisht në zhvillimin emocional të fëmijës.

Një individ në rritje mund të bëhet më i prekshëm, më lehtësisht i detyuar të bëjë diçka nga një i rritur dhe madje edhe më i ekspozuar ndaj rrezikut të shfrytëzimit financiar, seksual etj.

Ky është padyshim një ekzagjerim i rastit ekstrem, që megjithatë, ka për qëllim sensibilizimin e më të rriturve që të respektojnë ritmet dhe hapësirat e më të vegjëlve, pa i detyruar domosdoshmërisht për të bërë gjëra që ata nuk duan.

- Advertisement -rrrrrrr

Përmes këtij lloji kufizimi në dukje i parrezikshëm, fëmijër mund të mësojnë të shtiren në dashuri, duke fituar aftësinë për të simuluar ndjenjat e tyre me të tjerët.

Për t’i ndihmuar fëmijët, për të mbrojtur trupin e tyre dhe dimensionin e tyre emocionale, duke u treguar i sjellshëm edhe me të tjerët, mund t’i mësoni, për shembull, të “shtrëngojnë duart”, për “t’i takuar” apo “prekjen e lehtë grusht për grusht”.

Në këtë mënyrë, fëmija do të jetë në gjendje të ndjekë ritmin e tij të përshtatjes personale, pa cenuar ndjeshmëritë e njerëzve.

Prioriteti gjithmonë duhet të jetë mirëqenia e fëmijëve, kështu që ne duhet t’i bëjmë ata të kuptojnë se askush nuk mund t’i detyrojë që të preken nëse kjo u duket e pakëndshme.

Një fëmijë e di vetë kur duhet të lihet në intimitet më të madh fizik dhe ai do ta bëjë atë në mënyrë spontane në kohën e duhur.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...