Telefonin për punë, telefonin për qejf, telefonin për hall. Duket se jeta është e lidhur ngushtësisht me telefonin dhe sikur ndalon nëse larg qoftë prishet apo thyhet.
Mund ta përdorësh për ç`të duash, edhe pse në mënyrë të moderuar, vetëm për zile alarmi mos e përdor.
Bright Side liston të gjitha arsyet përse nuk duhet.
Të prish gjumin
E pamundur që teksa e vendos në zile, ndërkohë që je gati për gjumë, të mos bësh një scroll në rrjete sociale.
Të prish rutinën e mëngjesit
Nëse është sërish telefoni gjëja e parë që prek sa zgjohesh do qëndrosh në të, hë tek Instagrami, tek tek Facebook-u, hë në email, hë në Ëhatsapp dhe mbete pa mëngjes se të shkoi vonë.
Mezi do ta dëgjosh
Duke qenë se qëllimi parësor i telefonin nuk është alarmi, zëri i tij mund të jetë i ulët dhe mund të mos e dëgjosh fare ose ta mbyllësh instinktivisht. Një zile e vërtetë alarmi s`të lë kurrë në baltë.
Bateria mund të mbarojë gjatë natës
Nëse ndodh të mos e kesh vënë në karikim, ose të ketë pasur karikuese një problem, atëherë mund të të fiket. E nëse telefoni fiket, alarmi nuk bie.