E diel, 24 Nëntor, 2024

Pse na duhet matematika?

- Advertisement1-

Ndoshta duket pak e çuditshme për faktin se disa e urrejmë këtë lëndë, ose kanë frikë dhe mendojmë se ajo na shkakton vetëm dhunë psiqike, e na vështirëson gjërat. Por ky është absurditeti dhe paragjykimi më i madh i cili mund të ekzistojë ndaj saj. Jemi të sigurt se të gjithë ne jemi ballafaquar me veten tonë duke ja bërë këtë pyetje vetes, po ashtu dhe profesorët i kemi pyetur “Pse unë ta mësoj Matematikën, kur asgjë nuk do të më vlejë dhe nuk do ta zbatojë në të ardhmen?!” Por pothuajse askush nuk na ka thënë se matematikën nuk e mësojmë vetëm për llogaritje, po për zbatim dhe frymëzim për jetë!

Shpeshherë të gjithëve si fëmijë na ka interesuar gjithçka rreth qiellit dhe se çfarë ka në të. Fshehtësia e të kuptuarit në thelb të universit qëndron në harmonin e përsosur të magjisë së numrave që janë në raport të përhershëm me formën.

- Advertisement -

Pitagora ka thënë: “Forma është e pazhdukshme, kurse forma nga e cila çdo gjë buron është pikërisht “NUMRI” “. Në shkencë siç e dimë janë 10 shifra prej 0 deri 9, dhe me këto janë formuar të gjitha numrat tjerë. Nëse bëjmë mbledhjen e numrave 0+1=1, 1+1=2, 2+1=3,…, paraqiten këto numra: 0, 1, 1, 2, 3, 5, 8, 13, 21, 34, 55,…; ky varg quhet vargu apo numrat e FIBONACIT. Por rëndësia dhe veçantia e këtij vargu ( numrave ) është se këto gjenden kudo në natyrë, duke përfshirë: Galaktikën, uraganet, petalet e luleve, pjesët e trupit të njeriut, etj. Nëse ndalemi te trupi i njeriut dhe masim gjatësinë prej kokës deri te majat e gishtave të dorës, dhe këtë gjatësi e pjesëtojmë me gjatësinë prej kokës deri te majat e gishtave të këmbës, raporti i këtyrëve është 1.618, që njihet si numri i artë, numër i cili ka mahnitur matematicient të ndryshëm. Krijuesi mrekullinë, perfeksionimin dhe saktësinë pikërisht e ka dëshmuar në këtë shkencë, të njëjtin numër e ka përdorur tek të gjitha krijesat tjera.

Përveç kësaj matematika na jep mësime dhe shpresa se çdo problem ka zgjidhje, vetëm trurin duhet ta vëmë në funksion. Sot pothuajse gati të gjitha konfliktet në botë janë si pasojë e mos respektimit të diversitetit në shoqërinë tonë dhe të menduarit se vetëm ne e themi të vërtetën, se vetëm ne kemi të drejtë. Por kjo nuk është ashtu! Gjithashtu, matematika na ndihmon edhe në zgjidhjen e problemeve shoqërore. Në matematikë një numër mund të shkruhet në forma apo mënyra të ndryshme si psh: ½ mund te shkruhet si 2/4; 0,5; etj. Nga kjo kuptojmë se gjithsecili i shpreh gjërat ashtu siç i mendon dhe i sheh nga këndvështrimi i tij. Tek e vërteta, në matematikë është nje funksion i cili quhet funksion eksponencial, i përbërë prej boshtit kordinativ ( boshti x dhe y ) dhe lakores, që quhet “lakore eksponenciale”; lakorja sa do që t’i afrohet boshtit x, ajo asnjëherë nuk e prek atë. Nga kjo mund ta nxjerrim një mesazh shumë të rëndësishëm në jetë: Se ne sa do që të mundohemi ta themi një të vërtetë absolute, asnjëherë nuk e arrimë atë, por ne vetëm e zotërojmë një të vërtetë relative. Te nderuar lexues të bëhemi si matematika e cila është gjithmonë në shërbimin e shkencave, jep produktivitet, e njerëzve ju dha guxim dhe besim që të merren më me ngulmë me zgjidhjen e enigmave. Të gjitha arritjet e matematikës janë arritje e arsyes së intelektit, të qenies perfekte, është kjo shkencë e cila të hap horizontin e jetës për të parë nga vendi më i mirë. Të shoqërohemi me dhuratën më të bukur nga Zoti që ta kuptojmë vlerën dhe domethënien e jetës. Dashuria është e vetmja ndjenjë që të bën të largohesh nga egoizmi, ajo nuk është fjalë e thënë por vepër e pa thënë, dhe pikërisht dashuria ndaj matematikës rrit motivimin dhe stimulimin për kuptimin e gjërave dhe jetës.

portalb.mk

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Buxheti për arsim i 2025-tës: 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë

Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë 417...

Shkolla “Mustafë Venhari” në Vushtrri shkëlqen nga pastërtia

Shkolla fillore “Mustafë Venhari” në Vushtrri po dëshmon se një mjedis i pastër është...

Dorëshkrimet e Ismail Kadaresë ekspozohen sot në Prishtinë

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave...

Vrasja e nxënësit 14-vjeçar/ Zbardhet dëshmia në mbledhjen me prindërit: Autori nxori thikën në klasë

Në rrjetet sociale është publikuar një audio nga mbledhja me prindërit e shkollës “Fan...