Pse ministrja Arbërie Nagavci po e përmend shpesh aftësimin e mësimdhënësve?

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arërie Nagavci, kohët e fundit po përmend jashtëzakonisht shumë aftësimi dhe kualifikimin e mësimdhënësve.

- paragrafi 1 -

Në takimet që po i zhvillon me delegacione nga shtete të ndryshme, ajo flet se si Kosova duhet marrë përvojat për aftësim të mësimdhënësve.

- Advertisement -

Po marrim dy shembuj gjatë këtij muaji ku flet për këtë çështje.

Më datë 1 korrik, Nagavci takoi homologun e saj kroat, Radovan Fuchs me të cilin thotë se diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit në mes të institucioneve qëndrore dhe u dakorduam që bashkëpunimi të zgjerohet edhe në nivel të institucioneve arsimore, shkruan Albanian Kids Education.

Ajo ka përmendur sërish aftësimin e mësimdhënësve ku thotë se me ministrin kroat të arsimin biseduan për shkëmbimin mbi sistemin e aftësimit të mësimdhënësve para shërbimit dhe gjatë shërbimit, si dhe sistemin e avancimit në karrierë të mësimdhënësve.

Ministrja Nagavci përmend sërish aftësimin e mësimdhënësve

- Advertisement -

Ministrja Nagavci edhe më 21 korrik përmendi aftësimin dhe kualifikimin e mësimdhënësve.

Këtë e bëri gjatë takimit që zhvilloi me një delegacion të Universitetit të Zarës, të prirë nga rektorja Prof. Dr. Dijana Vican me prorektoren dhe bashkëpunëtorët, të shoqëruar edhe nga udhëheqësja e projektit ALLED2, Efka Heder, shkruan Albanian Kids Education.

Nagavci thotë se temë kyçe e bisedës ishte mundësia e mbështetjes për Kosovën në kualifikimin e mësimdhënësve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, validimin e kualifikimeve, si dhe për programe të reja dhe rishikim të atyre ekzistuese.

Nagavci flet sërish për aftësimin dhe kualifimin e mësimdhënësve, ja çfarë thotë