E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Pse mësimdhënia është e vështirë?

- Advertisement1-

Nuk ka asnjë mënyrë për të qenë një mësues i mirë i rastësishëm. Ju mund të jeni një person i mirë, i zgjuar dhe i kujdesshëm, por dështoni sepse të mësuarin e quani si profesion në vend se ta quani një “thirrje”.

Të japësh mësim do të thotë të ndihmosh nxënësitsi të mësojnë më shumë rreth një lënde, të fitojnë entuziazëm rreth saj dhegjithashtu i ndihmon të mësojnë se si të mësojnë një lëndë vetë

- Advertisement -

Është e vështirë për të paktën 5 arsye:

1. Çdo student është i veçantë

Në mënyrë që një nxënës i veçantë të mësojë nga një mësues, ai mësues duhet të formojë një lidhje të veçantë më atë nxënës. Kjo do të thotë që ai duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë atij nxënësi, t’i bëjë shumë pyetje, të fitojë besimin e tij dhe të mësojë çfarë e motivon atë. Mësuesi duhet të përshtasë sjelljen e tij në bazë të nxënësit që ka përballë dhe duhet të përmbushë nevojat specifike të nxënësve.

Problemet institucionale, si klasat e tejmbushura me fëmijë e bëjnë këtë gjë sfiduese dhe shumë mësues janë të sfiduar nga përtacëria, mungesa e aftësive dhe mungesa e mendimeve kreative. Disa i përdorin këto probleme institucionale si justifikim. Ata thonë,“Nuk mund të jap kujdesje individuale kur jam i/e detyruar të jap mësim në një klasë me aq shumë nxënës”. Në vend që të thonë: “Është jetësore që unë duhet t’i jap secilit nxënës vëmendjen individuale, pak rëndësi ka numri i nxënësve në klasë, kështu që si mund ta bëj? Do e gjej një mënyrë.”

Por edhe nëse nuk është faj i mësuesit, është një arsye pse mësimdhënia është aq e vështirë.

Ka nga ato mësues që edhe pse kanë shumë pak nxënës në klasë nuk e marrin mundimin të kërkojnë për metoda të reja dhe përdorin të njëjtën metodë mësimdhënie. Më pas ata u hedhin fajin nxënësve duke thënë “që nuk e kuptojnë” kur në të vërtetë metoda e tyre e mësimdhënies dështon.

- Advertisement -rrrrrrr

Mësuesit vazhdimisht duhet të kërkojnë dhe të eksperimentojnë, edhe pse metodat që po përdorin janë funksionale. Duhet të supozoni që ka mënyra më të mira për t’u përdorur.

Mësimdhënia, kur bëhet mirë, është një akt kreativ.

2. Mësimdhënia efektive kërkon nënshtrimin e egos, dhe kjo gjë është shumë e vështirë për të gjithë njerëzit. Kërkon dedikim, një aftësi e cila kërkon që ta provoni përsëri dhe përsëri pas çdo dështimi.

Gjatë mësimdhënies, është shumë e lehtë të shqetësohesh për gjëra të tilla si: “Po sikur nxënësit të dinë më shumë se unë?” ose “Po nëse nuk mund t’i përgjigjem një pyetjeje? Do të dukem budalla!” Këto janë shqetësime natyrore, njerëzore, por asnjëra prej tyre nuk përqendrohet te nxënësi. Këto shqetësime kanë tendencë për të motivuar mësuesin ndaj sjelljes mashtruese dhe anti-edukative, si mbështetës të dijes.

Shumë mësues e konsiderojnë veten si pronar dhe jo si shërbëtor. Një mësues i mirë e di që ai u shërben nxënësve të tij. Puna e tij nuk është të luajë rolin e prindërit apo të disiplinojë. Ndoshta i duhet të mbajë disiplinën në klasë, në mënyrë që të jetë një ambient i përshtatshëm për të mësuar. Të shumtë janë mësuesit të cilët i përkushtohen vetëm disiplinës në vend që të ndryshojnë sjellje.

Jo të gjitha problemet që ndodhin në klasë janë faj i mësuesit. Por pavarësisht se kush është fajtor, këto probleme sjellin vështirësi gjatë mësimdhënies.

3. Disa mësues neglizhojnë dijet që kanë marrë në shkollë duke besuar më shumë tek traditat, tek mënyra sesi ata kanë mësuar kur ishin vetë në shkollë. Ata mendojnë se nëse më parë është përdorur kjo metodë mësimdhënie edhe tani vlen. Kjo bën që mësuesit të mos përdorin metoda të reja mësimdhënieje të cilat janë testuar dhe është vërtetuar që janë efektive në klasë.

Një mësues i mirë duhet të supozojë se është një viktimë e paragjykimeve dhe të punojë për ta kapërcyer. Shumica e njerëzve refuzojnë të bëjnë këtë supozim për veten e tyre.

Ju kujtojmë që e kemi fjalën për tradita si:

– Notat janë të dobishme.

– Detyrat në shtëpi janë të dobishme.

– Leksionet janë të dobishme.

– Librat shkollor janë të dobishëm.

– Disa nxënës nuk mund të mësojnë.

– Disa gjëra nuk mund të mësohen.

– Nxënësit duhet të detyrohen të mësojnë nëse ata nuk mësojnë me dëshirën e tyre.

– Është e papërshtatshme që një nxënës të lexojë ndonjë libër tjetër gjatë orës mësimore.

– Unë e kam bërë kur kam qenë fëmijë, pse mos ta bëjnë edhe ato?

– Nuk është e drejtë që një nxënës të shmanget ndërkohë që të tjerët të bëjnë gjithë punën e

lodhshme.

Të gjitha këto “tradita” ju i besoni, megjithëse ju nuk i keni vërtetuar ato shkencërisht apo praktikisht. Për shembull ju nuk e keni të vërtetuar se “detyrat e shtëpisë janë të dobishme” sepse “Kur isha fëmijë, mësova shumë nga detyrat e shtëpisë”. Ju duhet të kuptoni që me dekada të tëra specialistët kanë kërkuar dhe hulumtuar për të vërtetuar qëndrimin pro dhe kundër detyrave të shtëpisë.

4. Shkolla, prindërit dhe shoqëria vendosin një numër të madh pengesash tek mësuesit, duke u përpjekur t’i manipulojnë ata për të bërë gjithçka tjetër përveç asaj që përmendëm më lart: “të ndihmosh nxënësit si të mësojnë më shumë rreth një lënde, të fitojnë entuziazëm rreth saj dhe gjithashtu i ndihmon të mësojnë se si të mësojnë vetë.”

Këto pengesa përfshijnë qëllime kontradiktore, të tilla si “nota të mira”, “hyrja në universitet”, “përgatitje për karrierë”, mbytja e burokracisë dhe çështjet e karrierës si: paga e ulët dhe mungesa e sigurisë në punë.

5. Mësuesit duhet të jenë të ditur, të dinë metodat e mësimdhënies, aftësitë e komunikimit, teknikat e udhëheqjes dhe psikologjinë. Ata duhet t’i studiojnë vazhdimisht këto gjëra për gjithë karrierën e tyre. Shumica nuk janë të gatshëm ose të aftë ta bëjnë këtë. Është një ngarkesë e madhe në punën e klasës dhe jetën në shtëpi.

Si përfundim mund të themi se nuk ka asnjë mënyrë për të qenë një mësues i mirë i rastësishëm. Nuk mund të “shfaqesh”. Nuk është ky lloj profesioni. Ju mund të jeni një person i mirë, i zgjuar dhe i kujdesshëm, por dështoni sepse të mësuarin e quani si profesion në vend se ta quani një “thirrje”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

MASHTI mohon ekzistencën e tekstit kontroverzal në kurrikulë, thotë se lënda “edukimi seksual” s’është obligative

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Taulant Kelmendi, ka mohuar raportimet lidhur...

“Turp; Kurti duhet të kërkojë falje”: Shpërthejnë reagimet për kurrikulën e edukimit seksual në shkolla

Tashmë çështja e kurrikulës së edukimit seksual është në qendër të vëmendjes. Në fakt,...

‘Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues’ – Hykmete Bajrami kërkon që Arbërie Nagavci të shkoj në shtëpi

Pas reagimeve të shumta lidhje me doracakun për lëndën ‘Edukimi Seksual dhe shëndeti riprodhues’,...

CINEPLEXX aktivitet me nxënësit e klasës të 5-të në shkollën “7 Marsi” në Prishtinë – argëtim, kuiz dhe bileta falas

Kinemaja Cineplexx të hënën më 11 nëntor ka zhvilluar një aktivitet kulturor me nxënësit...