Qumështi i gjirit përmban më shumë sesa thjesht kalori dhe lëndë ushqyese.
Në fakt, është e mbushur plot me përbërës të tjerë, siç janë hormonet. Këto hormone luajnë një rol në shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës.
Shumë nga hormonet në qumështin e gjirit besohet se ofrojnë përfitime të rëndësishme shëndetësore shkruan VeryWell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Por, cilat janë hormonet përbërëse të qumështit të gjirit?
Prolaktina është hormoni përgjegjës për prodhimin e qumështit të gjirit.Kolostrum, qumështi i parë i gjirit, ka sasi të larta të prolaktinës. Pas ditëve të para të ushqyerjes me gji, sasia e prolaktinës zvogëlohet shpejt. Pas kësaj, nivelet e prolaktinës në qumështin e gjirit janë pothuajse të njëjta me nivelet e prolaktinës në gjak.
Hormonet e tiroides: TSH, T3, T4
Hormonet tiroide prodhohen nga gjëndra tiroide. Ata kryejnë shumë funksione të rëndësishme dhe prekin pothuajse çdo sistem të trupit. Funksioni më i rëndësishëm i hormoneve të tiroides është të kontrollojnë se si trupi e shpërndan ushqimin dhe e kthen atë në energji.
Nivelet e tiroksinës (T4) në kolostrum fillojnë të ulëta, por ato rriten gjatë javës së parë të ushqyerjes me gji. Tiroksina mund të ndihmojë zorrët e të porsalindurit të zhvillohen dhe të piqen.2 Gjatë muajve të parë të jetës, foshnjat që ushqehen me gji kanë nivele shumë më të larta të tiroksinës në trupin e tyre sesa foshnjat që ushqehen me formula.
Kortizoli
Kortizoli quhet shpesh hormoni i stresit. Është një hormon steroid që ka shumë funksione në trupin e njeriut. Në kolostrum, kortizoli është i lartë, por nivelet ulen shpejt dhe qëndrojnë në nivele më të ulëta ndërsa ushqyerja me gji vazhdon. Studimet tregojnë se njerëzit që janë të lumtur dhe kanë një përvojë pozitive të ushqyerjes me gji kanë më pak kortizol në qumështin e tyre të gjirit.
Jo vetëm këto të tre hormone janë pjesë përbërëse të qumështit të gjirit. Qumështi i gjirit përmban një sërë hormonesh që ndikojnë në rritjen, zhvillimin, funksionin imunitar dhe sistemet e tjera trupore të foshnjës. Ndërsa funksioni i saktë i shumë prej këtyre hormoneve është ende duke u hetuar, këto hormone besohet të jenë një pjesë e rëndësishme e vlerës ushqyese të qumështit të gjirit dhe përfitimeve shëndetësore që ai ofron.