Pse heshtet për kontributin e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” dhe arsimin shqip të viteve të 90-ta?

- Advertisement -

Shkruar nga Prof. Ma.sc Imer Tifeku ish kryetar i Lidhjes së arsimtarëve Shqiptarë dega në Kaçanik 1990-1996.

- paragrafi 1 -

Pas suprimimit të dhunshëm të ” autonomisë” së Kosovës , Serbia filloj fushatën e spastrimit frontal etnik në të gjitha sferat dhe sektorët e jetës ekonomike , shoqërore etj.
Shqiptarët e Kosovës u sfiduan por nuk heshtën.

- Advertisement -

Me 2 gusht 1990 pason deklarata kushtetuese nga deputetet e Kuvendit të Kosovës e cila i parapriu Kuvendit të Kaçanikut dhe shpalljen e Pavarsisë përmes “Kushtetutës së Kaçanikut”

Njëra ndër fushat që u godit më së shumti ishte arsimimi. Me “preteksin” se Shqiptarët dhe shkollat Shqipe nuk pranojn planprogramet Serbe dhe për ta shkatrruar sistemin arsimor të Kosovës , Serbia goditi fillimisht Institucionet e larta arsimore duke filluar nga Universiteti kurse goditjen më të rëndë e pësuan shkollat e mesme duke reduktuar arsimimin Shqip vetëm në shkollimin fillorë .

Duke synuar kështu shkëputjen e ” hallkës” kryesore të sistemit shkollimin e mesëm pa të cilin sdo të kishte edukim dhe shkollim Universitar.

- Advertisement -

Në kushte dhe rrethana të tilla lindi nevoja dhe idea e krijimit të sistemit paralel arsimorë të modelit “SHTËPI SHKOLLA ”

Ky organizim stoik dhe me rrezikshmëri të lartë u ndërmor me formimin e “Lidhjes së
arsimtarëve Shqiptar “Naim Frashëri ” LASH-ti në tërë teritorin e Kosovës dhe në diasporë .

U mbajtën kuvendet zgjedhore në nivel komunash , regjionesh dhe në nivel Republike duke u konsuliduar dhe funksionuar me shumë sukses për gati një decenje .

Në mesin e atyre gjeneratave të arta të edukuara në kushte ekstreme të shtypjes dhe represionit Serb në frymën patriotike gjejmë profile të ndryshme atdhetarësh si :

● Luftëtarë lirie ,

● Dëshmor ,

●Hero të kombit , ●Ekspert të fushave të ndryshme etj .

Çfar ndodhi pas vitit 1999 ?

Me çlirimin e Kosovës dhe fillimin e ndërtimit të një shoqërie të lirë dhe demokratike fillimisht të “instaluar ” nga ndërkombëtarët e pastaj demokracisë “Konstituive” filluan të ngrihen edhe institucionet vendore . Fatkeqësisht që nga fillimi këto institucione u politizuan skajshmërisht duke harruar kontributin titanik të njerëzve duke i lënë në heshtje sikurse nuk kishte ndodhur asgjë dhe sikurse historia e këtij vendi filloj nga vitet 1998/99 !

Çuditërisht disa që atë botë silleshin si konformist dhe heshtnin duke mos marrë përgjegjësi individuale dhe mos kontribuar fare dhe disa që ikën duke lënë nxënësit dhe ditarin e punës , sot janë kyqur nëpër parti politike dhe sillen si ” kameleon konformist ” të politikës duke injoruar çdo meritë të atyre njerëzve dhe gjeneratave bile edhe të shokëve të tyre.

Sot këto shkronja të arta të mbijetesës së arsimit Shqip dhe aktivistët e të gjitha niveleve sikur i ka mbuluar pluhuri i harresës institucionale dhe kolektive që është një padrejtësi e madhe historike dhe Kombëtarë, sepse po mos të ishin ato njerëz dhe kontributi i tyre arsimimi Shqip do të ndërpritej dhe ky do të ishte një dëmë i pa riparueshëm me pasoja të mëdha.

Sot sistemi arsimor është i politizuar si kurr më parë sepse nga punëtori teknikë , administrata , drejtoria e shkollës , Drejtoritë komunale e deri në ministrinë e arsimit nominohen militant partiak në shumë raste pa kurrfar meritash dhe përgaditjesh profesionale të cilat kanë bërë që sistemi shkollorë të jetë në gjendje të mjerueshme për nga performanca e tij .

Në fund në nivelin e shtirjes admonistrativo -teritoriale të Komunës së Kaçanikut , moralisht dua të falenderoj nga zemra të gjithë pronarët e

● Shtëpive shkolla

● Nxënësit e atyre gjeneratave.

● Mësimdhënësit e atyre viteve e të gjitha niveleve e veçmas të shkollave të mesme dhe

● Medresen e Prishtinës dhe personelin e sajë të asaj kohe të cilët na kanë mundësuar kushte që të mbajmë takime dhe marrim vendime duke na pritur në mënyrën më të mirë të mundshme në ato rrethana represioni sistematikë !

Ps: I vetëdijshëm që shumica e këtyre njerëzve janë të margjinalizuar dhe jetojnë në kushte jo njerëzore si pasojë e negligjencave të të gjitha nominklaturave dhe Qeverive të pas luftës , mbetem me shpresë që një ditë do të dominojë arsyeja dhe solidarizimi institucional që të ndryshojnë shumë ligje gjysëm make dhe apsurde që kanë të bëjnë me skemat pensionale dhe mbrojtjen shëndetësore

Me respekt të veçant për të gjithë juve mësues/se të këtyre viteve të vështira por të lavdishme !

@AlbanainEducation.net