Pse fëmijët rebelë janë më të lumtur? Lexoni patjetër këto arsye

- Advertisement -

Nëse shumë prindër janë mësuar me idenë se fëmijët e tyre duhet të jenë të përsosur, psikologët sugjerojnë se të qenit fëmijë jo shumë i disiplinuar mund të kontribuojë në kënaqësinë e tyre të përgjithshme.

- paragrafi 1 -

Prandaj, sa herë që ndjeni sikur fëmija juaj po del jashtë kontrollit, është më mirë të merrni frymë dhe të mendoni se si ndikon kjo gjë në zhvillimin dhe suksesin e tyre në të ardhmen.

- Advertisement -

Bright Side na tregon 3 arsyet pse duhet ta lini fëmijën të veprojë si rebel:

Ata janë më të pavarur dhe nuk kanë frikë të shprehen

Çdo fëmijë ka personalitetin e vet unik dhe mënyrën e bashkëveprimit me botën. Sidoqoftë, nëse prindërit vazhdimisht përpiqen ta vendosin fëmijën në një kuti, ata mund të vuajnë nga problemet me vetë-shprehjen dhe nuk do të jenë në gjendje të tregojnë dëshirat e tyre. Fëmijët rebelë nuk kanë frikë të tregojnë karakterin dhe pavarësinë e tyre të vërtetë.

- Advertisement -

Kjo është mënyra e tyre për të eksploruar botën dhe është e efektshme

Fëmijët përdorin shqisat e tyre për të bashkëvepruar me botën: ata janë jashtëzakonisht shumë të ndjeshëm, duan që zëri i tyre të dëgjohet dhe nuk mund të qëndrojnë të qetë as një minutë. Nëse prindërit i detyrojnë fëmijët të heshtin dhe të mos tregojnë ndonjë iniciativë, fëmija humbet mundësinë për të eksploruar botën.

Ata mund t’i përpunojnë më mirë emocionet e tyre

Është me e lehtë për fëmijët rebelë që të qëndrojnë të lidhur me emocionet e tyre dhe të kuptojnë arsyet e sjelljes së tyre kur të rriten. Këta fëmijë kanë më shumë të ngjarë të tregojnë pjekuri kur bëhet fjalë për emocionet e tyre. Ata e kuptojnë se emocionet janë një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre dhe mësojnë të njohin dhe të respektojnë emocionet e njerëzve të tjerë gjithashtu.