Një sërë studimesh vërtetojnë se mësimi i një instrumenti muzikor që në moshë të vogël ndikon drejtëpërdrejtë në sjelljen e një fëmijë dhe në mënyrë të tërthortë në personalitetin e tij.
Muzika i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësine e të menduarit logjik. Fëmijët që marrin mësime për një vegël muzikore janë më të përqëndruar dhe kanë aftësinë t’i shprehin mendimet e tyre më qartë.
Dëgjimi i muzikës ndikon direkt në psikozën e një fëmije dhe jo vetëm, duke aktivizuar pjesë të trurit që çlirojnë hormonet e kënaqësisë. Mosha më e mirë për të filluar mësimin e një instrumenti varion nga lloji i këtij të fundit, por mosha mesatare mund të themi se është 5 vjeç.
Shenja më e mirë që tregon që fëmijët janë të gatshëm për këto mësime është kur ata shkojnë me dëshirë dhe duan t’i ndjekin orët e muzikës.
• Flauti, Mosha e preferuar: 5+
• Piano, Mosha e preferuar: 5+
• Instrumentet me tela zakonisht mund të gjenden si prodhime me madhësi të vogla, për shembull 1/8 më e vogël se madhësia normale, dedikuar pikërisht për fëmijë të vegjël. Mosha e preferuar: 5+ për violinë, 7+ për violë dhe violinçelo.
• Disa instrumente frymore nuk rekomandohen për të lozur fëmijët e vegjël, për shkak të shtypjes që bëhet në dhëmbë, për shkak të madhësisë së instrumentit, fuqisë së gojës e cila nevojitet dhe forcës së fryrjes që nevojitet për të prodhuar tingullin. Mosha e preferuar: 8+ (flauta, klarineti); 10+ (saksofoni, tromboni, boria).
• Kitara, Mosha e preferuar: 7+