E diel, 24 Nëntor, 2024

Pse fëmija psherëtin shpesh? Çfarë e shkakton atë, a është rrezik dhe si t’i ndihmoni

- Advertisement1-

Nëse një fëmijë ka kollë ose temperaturë, do ta kemi më të lehtë të përcaktojmë se çfarë e mundon, mirëpo kjo simptomë mund të na ngatërrojë.

Psherëtima është një frymëmarrje e thellë, e ekzagjeruar që ka veti të caktuara neurobiologjike, fiziologjike dhe psikologjike.

- Advertisement -

Psherëtima karakterizohet nga një frymëmarrje e gjatë dhe e ngadaltë dhe një nxjerrje fryme po aq e ngadaltë.

Zakonisht mund të dëgjohet, fëmija nuk do ta bëjë në një mënyrë të padëgjuar dhe shoqërohet me lëvizje të dukshme të gjoksit, shpatullave dhe kokës.

Psherëtima është gjë normale edhe te të rriturit dhe do të ndodhë disa herë në ditë, duke hapur kështu alveolat që nuk përdoren gjatë frymëmarrjes së qetë.

Të rriturit do të psherëtijnë kur janë të lodhur ose nën stres emocional, por kur psherëtimat ndodhin shumë shpesh, mund të vendoset një diagnozë e sindromës së psherëtimës, transmeton Telegrafi.

Pse një fëmijë psherëtin dhe çfarë ndodh në të vërtetë në atë situatë?

Fëmija ka ndjenjën se nuk merr mjaftueshëm ajër, nëse merr frymë “normalisht”.

- Advertisement -rrrrrrr

Njihet gjithashtu nga fakti se frymëmarrja është e shkurtër, d.m.th. thith ajër në një sërë frymëmarrjesh të shkurtra, të dëgjueshme, sesa me një frymëmarrje të zgjatur. Sindroma e psherëtimës nuk jep simptoma të tjera, është relativisht e zakonshme tek fëmijët dhe nuk është e rrezikshme.

Nëse fëmija juaj psherëtin shpesh, gjëja e parë që mund të bëni është të kontrolloni se çfarë nuk shkon. Një fëmijë shpesh do të marrë frymë kështu nëse është nën stres emocional dhe diçka po e shqetëson. Ai mund të mos jetë i vetëdijshëm për këtë, ndaj është e nevojshme që prindërit të bëjnë të pamundurën për të zgjidhur problemin e fëmijëve.

Mjeku pediatër mund ta vë diagnozën duke përjashtuar shkaqet dhe sëmundjet e tjera, bazuar në mungesën e simptomave të tjera dhe me analizat e nevojshme. Ndonjëherë një fëmijë ka nevojë për teknika të reja të frymëmarrjes dhe relaksimit ose një konsultë me një psikolog fëmijësh.

Prandaj, sindroma e psherëtimës mund t’i shqetësojë prindërit, por është e padëmshme dhe largohet vetë. Ose kur fëmija çlirohet nga stresi që ndjen, ose kur adopton teknika të reja të frymëmarrjes.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...