E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Pse Facebook-u është shumë i dëmshëm për nënat e reja?!

- Advertisement1-

Ka disa ditë që nuk ke bërë dush, edhe akoma nuk i ke larë dhëmbët këtë mëngjes.


Por, sot bebi yt mbush 1 muaj! Ti i ke zgjedhur rrobat e përkryera dhe i ke bërë një fotografi të përkryer. E ke postuar fotografinë në Facebook, dhe vazhdimisht shikon se kush po e “pëlqen” atë.

- Advertisement -

Por, pasi i sheh të gjitha pëlqimet dhe komentet, vëren se vjehrra jote, që është çdoherë online, nuk ka reaguar ndaj fotografisë së nipit të saj të dashur. Pse jo? Ndoshta nuk e ka parë akoma. Ndoshta nuk i kanë pëlqyer rrobat. Ndoshta ajo mendon se ti nuk je një nënë e mirë.

E ajo shoqja jote e shkollës së mesme? Ti çdoherë i “pëlqen” dhe komenton në fotografitë e fëmijëve të saj. Pse ajo nuk ka reaguar në fotografinë e fëmijës tënd? Ndoshta ti vërtetë nuk je një nënë e mirë.

Për dikë, ky skenar mund të duket qesharak, por kjo është një pasojë e vërtetë dhe e shpeshtë e të qenit nënë e re dhe e të ndarit të kësaj përvoje në facebook.

Çfarë qëndron prapa nevojës për të postuar?

E vërejta se gjithë kohën përpiqesha të kap fotografinë e përkryer të vajzës arritjeve dhe aventurave të vajzës sime dhe me ankth pritja vërshimin e pëleqimeve dhe komenteve që do të më jepnin nxitjen që më duhej përderisa përpiqesha të menaxhoj prindërimin e një fëmije 2 vjeç dhe punës me orar të plotë.

Përse një nënë e zënë dhe e lodhur do të harxhonte kohë për të bërë një fotografi të fëmijës së vet për ta postuar në facebook? Mbi të gjitha, përse duhet ajo të brengoset aq shumë se si këta “miq” – disa prej të cilëve janë edhe anëtarë të familjes dhe miq të afërt- por shumë prej të cilëve janë thjesht të njohur – do të përgjigjeshin ndaj fotografisë së fëmijës së saj?

- Advertisement -rrrrrrr

Për t’u lidhur. Kjo është përgjigja. Sepse, të jesh një nënë e re, ndonjëherë do të thotë të jesh e vetmuar dhe e rraskapitur.

Disa nëna, veçanërisht ato që kërkojnë që të tjerët ta aprovojnë identitetin e tyre si nëna dhe të cilat besojë se të tjerët presin që ato të jenë nëna të përkryera – ishin më aktive në Facebook. Ato kanë shfaqur reagime më të fuqishme emocionale kur fotografia e fëmijës së tyre ka marrë më shumë ose më pak pëlqime dhe komente nga sa e kishin pritur.

Kur e kemi testuar nëse Facebook-u është i asocuar me ngritje të simptomave të depresionit në muajt e parë të amësisë. Kemi gjetur se nënat që kanë kërkuar më shumë aprovim të jashtëm për amësinë e tyre dhe kanë qenë më perfeksioniste në lidhje me amësinë, kanë përjetuar rritje të simptomave depresive në mënyrë indirekte përmes aktivitetit më të shpeshtë në Facebook.

Krahasimet e pashmangshme sjellin stres

Në rrjete socilae, njerëzit e paraqesin veten si të përkryer. Kjo mund të jetë veçanërisht e vërtetë për nënat e reja, të cilat janë nën shtypjen e të qenit nëna e përkryer. Si mund Facebook-u të ndikojë që nënat e reja të ndihet të stresuara e të mërzitura?

Sipas një studimi të kryer me 721 nëna, nënat që më së shpeshti e krahasojnë veten me nënat tjera në rrjete sociale, ndihen më të dëshpëruara, më të ngarkuara në rolin amësor dhe më të paafta si të tilla.

Nëse e krahason veten me nënat e tjera që në Facebook shfaqen të përkryera, atëherë patjetër se do të ndihesh e mangët. Kjo vlen sidomos për nënat përvojat e të cilat nuk kanë rezultuar siç kanë pritur. Mendoni për nënat që kanë dashur të kenë lindje natyrale dhe kanë përfunduar duke lindur me prerje cezariane, ose për nënën fëmija i së cilës ka lindur para kohe dhe me mangësinë në zhvillim.

Kështu që, çështja nuk është thjesht koha e kaluar në rrjete sociale, por mënyra sesi nënat e kalojnë kohën në këto faqe dhe nëse ato e krahasojnë veten me nënat e tjera.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...