E premte, 13 Dhjetor, 2024

Pse është e rëndësishme që prindërit të jenë kreativ para fëmijëve?

- Advertisement1-

Gjëja më e rëndësishme për secilin prind, është mirëqenia dhe shëndeti i fëmiës së tyre, prandaj mundohen që në moshë të re, t’i pajisin ata me shprehi të mira të cilat qojnë në një sitl jetësor sa më të shëndetshëm për ta.

Prandaj, të qenit kreativ para fëmijëve bënë që edhe ata t’i përvetësojnë këto veti dhe tipare, transmeton Koha.

- Advertisement -

Fëmijët inkurajohen të jetë edhe vet sa më kreativ: Nëse fëmjët ju shohin sa më kreativ, ata i kopjojnë sjelljet tuaja. Nëse ju pëlqen të pikturoni, të shkruani histori ose të bëni muzikë, fëmijët spontanisht do të anojnë drejt këtyre shprehive sepse është diçka që janë mësuar ta shohin në shtëpi.

I mëson që ka gjëra më të rëndësishme në jetë sesa ekrani televiziv apo telefonat mobil: Nëse ju kaloni sa më pak kohë para ekranit televiziv ose telefonit mobil, atëherë edhe kërkesa dhe nevoja e fëmijëve tuaj për ekran do të jetë më e vogël. Ata e ndjekin shëmbullin tuaj, prandaj mundohuni të kaloni sa më pak kohë të lidhur për teknologji.

Lojërat kreative janë më të mira: Fëmijët argëtohen më shumë kur kanë ndërveprim me prindërit e tyre, sesa kur luajnë me lojëra. Prandaj nëse keni mundësi të tregoheni kreativ me aktivitete të cilat nuk përfshijnë lodra, ata do të mësojnë shumë më shumë duke kaluar kohë me ju, sesa duke luajtur me një objekt prej plastike që vezullon ose bënë zhurmë.

Kreativiteti e zhvillon imagjinatën e fëmijëve: Nëse i promovoni lojërat që e kërkojnë shfrytëzimin e imagjinatës së fëmijëve tuaj, atëherë ata do të mësohen si ta zhvillojnë imagjinatën me rrëfimiet dhe personazhet e një loje, duke i bërë kështu edhe më produktiv. Pra është një përpjekje kreative në grup, e cila sjell shumë përfitime pozitive për më të vegjlit tuaj.

Kreativiteti siguron aftësi të rëndësishme jetësore: Për të qenë kreativ, duhet të jesh planifikues i mirë, të kesh durim, të jesh symprehtë, të kesh imagjinatë të shëndoshë dhe pasion për atë që e bënë. Këto janë vetëm disa prej aftësive tejet të rëndësishme, me të cilat lojërat kreative i pajisin fëmijët tuaj për të ardhmen.

Fëmijët kreativ mund të luajnë edhe vetëm: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të luajnë me moshatarë të tyre, në mënyrë që të zhvillojnë aftësi të nevojshme shoqërore, por gjithashtu është e rëndësishme që fëmijët të dinë si ta argëtojnë veten, kur nuk ka të rritur të tjerë përreth. Një gjë e tillë i mëson ata të adaptohen me çdo situatë në jetë.

- Advertisement -rrrrrrr

Kreativiteti lidhet me leximin e gjerë: Nëse ju e rrënjosni rëndësinë e leximit te fëmjët tuaj qysh në moshë të re, kjo mund t’i ndihmojë ata të jenë persona më kreativ edhe kur të rriten. Leximi i siguron ata që të jenë më të ekspozuar ndaj ideve të reja. Fotografitë dhe shkrimet e ndryshme e kanë aftësinë për t’i nxitur fëmijët që, edhe vet të merren me aktivitete kreative të kësaj natyre.

Pra, prindër të dashur, mos harroni që ju jeni shembull për fëmijët tuaj dhe luani rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre. Ata e kopjojnë çdo veprim tuajin, andaj mundohuni që para tyre të bëni vetëm veprime të mira që kontribuojnë në një stil sa më të shëndetshëm jetësorë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh: Nënës i bie të fikët në krahët e vajzës

Një histori e trishtë është transmetuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh...

Kujdes nëna: Këto ushqime nuk duhet t’ua jepni fëmijëve pa bërë 2 vjeç

Stomaku dhe gjithë sistemi tretës i fëmijëve është mjaft i ndjeshëm dhe nuk mund...

Ky artikull është për ju që keni planifikuar të bëheni nëna pas moshës 40-vjeçe!

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në...

Momente prekëse, nëna me kancer ndahet mes lotësh nga i biri para se të niset drejt spitalit

Jonida është veçse 25 vjeç, por sëmundja e kancerit po ia shkurton jetën. Kur...