Pse disa fëmijë lindin me pak (ose aspak) e disa tjerë me shumë flokë?!

- Advertisement -

Hulumtimet konfirmojnë se lemza mund të jetë një shenjë e Covid-19, por një shenjë shumë e rrallë.

- paragrafi 1 -

Studimet nisën në fillimet e pandemisë, kur një burrë 64-vjeç kishte si simptomë të vetme lemzën dhe ishte i infektuar me Covid. Një tjetër pacient 62-vjeçar gjithashtu ka raportuar kohët e fundit, se ka patur lemzë si simptomë të koronavirusit të ri. I moshuari kishte përjetuar lemzë për një periudhë 4 ditësh. Sigurisht, këto janë dy raste individuale, por nuk janë të vetmit, edhe pse nga ana tjetër, sikur përmendëm, nuk janë as raste që ndodhin shpesh.

- Advertisement -

Duhet theksuar se kërkohet ende të bëhen më shumë hulumtime, për të përcaktuar një lidhje midis lemzës kronike dhe koronavirusit, apo edhe varianteve të reja të tij.

Sikurse e dimë, lemza është mjaft e zakonshme dhe ndodh kur diafragma pa dashur kontraktohet/tkurret. Diafragma është muskuli që gjendet direkt nën mushkëri dhe ndan pjesën e kraharorit nga barku.

Lemza mund të shkaktohet nga gjithçka, duke filluar nga ngrënia deri te ajri, stresi e shumë më tepër. Ndonëse mund të jetë e bezdisshme, rrallë është shenjë e diçkaje të rrezikshme. Në përgjithësi, zgjat vetëm disa minuta – edhe pse në disa raste, ndodh të zgjasë me orë të tëra.

- Advertisement -

Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, lemza që zgjat më shumë se 48 orë konsiderohet shqetësuese dhe duhet të adresohet te një mjek.