Pse disa fëmijë i thërrasin prindërit e tyre në emër? A duhet?

- Advertisement -

Keni dëgjuar fëmijë që i thërrasin prindërit në emër, në vend të “mami”, “babi”? Për disa prindër, kjo është e pranueshme.

Ata ndihen mirë dhe besojnë se kjo pasqyron një marrëdhënie si prej bashkëmoshatarësh. Për dikë tjetër, referimi i prindit me emrin e tyre është mungesë respekti.

- Advertisement -

Konsideroni Bartin nga shfaqja televizive, ‘The Simpsons’. Në rrethana normale, Bart i referohet babait të tij si “Homer”, por nënës së tij si “mami”. Kur Bart dëshiron të tregojë pak dashuri ndaj babait të tij, ai e quan atë “babi”.

Fjalori anglez i Oksfordit pranon se nuk ka asnjë provë se ku e ka origjinën fjala “mami”. Sidoqoftë, fjala “mami” (mother) lindi nga fjala shumë më e vjetër “mama”. Një fjalë e ngjashme me “mami” gjendet pothuajse në çdo gjuhë të folur në Tokë. Sa i përket fjalës “baba”, ka më shumë variacione.

Po nëse fëmija juaj ju thërret me emrin tuaj? Fillimisht, mendoni si ju bën të ndiheni kjo dhe veproni në bazë të kësaj.

- Advertisement -

Së dyti, kini parasysh arsyet e mëposhtme pse një fëmijë ju thërret në emër dhe vendosni më pas se ç’është më e mira për të:

– Fëmijët e sotëm kanë morale dhe besime të ndryshme, kjo sigurisht edhe për shkak të familjeve të tyre apo shembujve që ju serviren në shkolla, mes bashkëmoshatarësh.

– Po kërkojnë për një marrëdhënie miqësore dhe “të shkujdesur” me prindin.

– Janë në fazën e imitimit.

– Po eksplorojnë si është të jesh i/e rritur.

– Disa prindër kanë qejf kur fëmijët i thërrasin në emër dhe ua kërkojnë vetë këtë gjë.

Burimi: The Philadelphia Tribune, Bright Side