Pse ana e majtë e fytyrës na bën të dukemi më tërheqës

- Advertisement -

Në epokën e Facebook-ut, Twitter, Instagramit dhe TikTok-ut, të gjithë kemi një nevojë konstante për të dalë bukur nëpër foto.

- paragrafi 1 -

Para një shkrepjeje, marrim në konsideratë shumë gjëra, por mbi të gjitha dritën dhe anën më të mirë të fytyrës, që me siguri është ana juaj e majtë.

- Advertisement -

Studime të shumta kanë arritur në përfundimin se është ana e majtë e fytyrës jo vetëm që është më fotozhenikja, por shpreh më shumë emocion, prandaj njerëzit preferojnë të shohin më shumë atë.

Profesorë në universitetin e Melburnit, pas një studimi të kryer me përdorues aktivë të rrjeteve sociale, arritën në përfundimin se pjesa më e madhe e tyre preferonin të nxirrnin më shumë anën e majtë të fytyrës nëpër foto. Në fakt, kjo anë perceptohet si më tërheqësja nga shumica e njerëzve.

- Advertisement -

Sipas kërkuesëve kjo anë e fytyrës shpreh më shumë emocione se tjetra dhe ata e shpjegojnë duke bërë lidhjen e mënyrës se si ndjesitë procesohen në tru.

Edhe në videon e mëposhtëme të TikTok-ut përdorues të ndryshëm shfaqen duke mbyllur me dorë secilën nga anët e fytyrës. Ana e majtë, shfaq atë çfarë ne projektojmë, ndërsa e djatha, mëyrën se si shohim veten.

Në anën e djathtë të trurit, ku kontrollohen muskujt e anës së majtë dominojnë emocionet. Ky mund të jetë shkaku kryesor pse njerëzit në mënyrë instiktive shfaqin anën e tyre të majtë sa herë u kërkohet të pozojnë për foto më shprehëse dhe anën e djathtë për një foto që kërkon t’i “fshehë ndjesitë”.

Edhe piktorët zgjedhin gjithnjë që portretet e tyre t’i pikturojnë duke shfaqur anën e majtë të fytyrës.