Këto metoda mësimdhënieje janë aq efektive sa nxënësit do duan të mos largohen nga klasa.
Provojini edhe ju.
1. Metoda e dëshirës
Arsyeja pse disa mësues nuk arrijnë të tërheqin vëmendjen nxënësve të tyre është sepse ata bëjnë gabimin e zakonshëm “Rreth një teme”. Ky gabim është kur jepni mësim rreth një teme qoftë histori, kimi ose ndonjë lëndë tjetër në momentin që flisni rreth asaj teme ju humbisni vëmendjen e njerëzve.
Zgjidhja është: Jo të flasësh rreth asaj teme, por të mësosh studentët për atë temë. Kjo do të thotë që nxënësit të ndjejnë përfitimet që ju sillni gjatë mësimit. Kur tregoni një përfitim ju krijoni dëshirë. Dhe ku ka dëshirë normalisht që ka dhe vëmendje.
Kjo është një mënyrë se si të filloni këtë metodë. Fillimi është më e rëndësishmja. Nëse e filloni mësimdhënien në mënyrë të gabuar është shumë e vështirë të mbani vëmendjen e nxënësve. Kurrë mos e filloni me një “Mirëserdhet” të zakonshme ose “këtë do mësojmë sot”. Në vend të këtyre filloni me një shprehje.
Kjo shprehje do të tërhiqte vëmendjen e nxënësve se çfarë donit të nënkuptonit dhe do t’i bëjë ata më kurioz për të ju dëgjuar ju. Kjo shprehje është si një premtim. Do pyesni se çfarë premtimi ka shprehja. Nëse studioni mirë nxënësit tuaj, ju do të kuptoni çfarë duan të dinë ata dhe me të vërtetë që nxënësit janë të uritur për dije. Po ata kanë nevojë të shikojnë se çfarë përfitimesh kanë materialet tuaja mësimore.
2. Ndjeni dhimbjen
Metoda e dytë poashtu efektive është t’i bësh nxënësit të ndjejnë dhimbjen e mungesës së përfitimit.
Dhimbja është mungesa e shprehjes. Kështu që nëse përfitimi është vëmendja, mungesa e vëmendjes është dhimbja. Mendojeni në këtë mënyrë: Nëse nxënësit kanë mungesë në materialet që duhet të mësojnë, çfarë pasojash mund të ketë? Pra si mund të mos ndikojë në të ardhmen e tyre të suksesshme mosmarrja e njohurive.
3. Strategjia e Parashikimit: Si të krijosh një parashikim për kurrikulumin tuaj.
Ja ku është një ide strategjike mësimdhënieje brilante dhe efektive për ju: Krijoni një parashikim për kurrikulumin tuaj.
Shumë mësues e fillojnë vitin mësimor duke thënë, “Ky vit do jetë i mrekullueshëm, ku do të mësoni për…”. Një gabim tipik. Në vend të kësaj krijoni një përfitim, vlerë, dhimbje, mungesë dhe përfundojeni për shembull me një fjali të tillë: “por ju do të mësoni vetëm 4 sekretet e suksesit të lidershipittë George Washington në disa muaj”.
Me një fjali të tillë ju do i tërhiqni shumë vëmendjen nxënësve.
Mendoni si Hollivudi. Ata kurrë nuk shfaqin një film menjëherë, sepse kështu nuk do të fitonin vëmendjen e kërkuar. Gjithmonë ata shfaqin një shikim paraprak. Ju shkoni për të parë një film dhe para se të filloje filmi ju shikoni 5 filma të tjerë që do të shfaqen së shpejti. Më pas ata e shfaqin paraprakisht edhe në Youtube ose television dhe njerëzit presin me padurim që ta shikojnë.
4. Një sekret i “egër” për mësimdhënie efektive. Mësoni me VAK (Nga anglishtja Vizuale, Audio, Kinesthetic)
Ka 3 mënyra kryesore për mësimdhënie: Vizuale, Audio dhe Praktikë.
Për të përdorur këto duhet të mësoni se tek cila mënyrë hyjnë nxënësit tuaj.
Vizualja është të parit, Audio është të dëgjuarit dhe Praktika është të ndjesh materialet me të cilat po punon dhe të mësosh duke punuar.
Që do të thotë që ambienti më i përshtatshëm mësimor nuk është vetëm të dëgjosh dhe të presësh sa të përfundojë ora mësimore. Ambienti më i mirë për të mësuar është kur nxënësit shikojnë, dëgjojnë dhe prekin materialet mësimore.
Prandaj videot e animuara dhe prezantimet janë bërë të modës kohët e fundit duke sjellë një mësimdhënie të re. Videot e animuara vijnë nga Vizualia dhe Audio dhe kur nxënësit krijojnë vetë në mes atyre të dyjave përfshihet edhe Praktika.
(Portali Shkollor)