E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Provimi” interesant, maturantët testohen për siguri në rrugë

- Advertisement1-

Lëvizja e flamurit sinjalizon nisjen, e biçiklisti ka një shteg jo fort të lehtë për të kaluar.

Në këtë mënyrë janë trajnuar maturantë të shkollave të ndryshme të Kosovës, që morën pjesë në edicionin e tetë të rivistës “Siguria në rrugë 2023”.

- Advertisement -

“Sot mbushëm 10 vjet të këtyre aktiviteteve jashtë-mësimore, por edhe mësimore, nëpër nivele të ndryshme të shkollave në mbarë Kosovën. Deri tani përmes këtyre aktiviteteve kanë kaluar më se 10 mijë nxënës, një armatë e tërë e nxënësve dhe qindra shkolla”, u shpreh Muhamed Krasniqi, Drejtori i akademisë “Tempulli”, raporton Klan Kosova.

Ai pohoi se aktivitetin e garave me biçikleta, që të martën u mbajt në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë, e ndihmoi Ministria e Arsimit, e cila secilin vit përzgjodhi shkolla të ndryshme.

Ndërkaq nga Komuna e Prishtinës u zotuan se po punojnë në sigurinë e shtigjeve për biçikleta.

“Jemi në procedura finale të përfundimit të projektimit të këtij sheshi që të jetë edhe më i sigurt, por që për ne mbetet prioritet zvogëlimi i numrit të makinave. Me këtë rast edhe përdorimi sa më i madh i biçikletave”, tha Donjeta Sahatçiu, nënkryetare e Komunës së Prishtinës.

Nga policia thanë se e mbështesin çdo aktivitet që ka qëllim uljen e rasteve të aksidenteve në rrugë.

“Fokus kanë qenë klasat e 12-ta, ku për ne është me rëndësi meqë kjo moshë është ku pothuajse shumica prej tyre do ta kenë fatin që t’i nënshtrohen testit të pjesës teorike apo marrjes së patentë-shoferit”, deklaroi Jeton Rexhepi, nënkolonel i Policisë së Kosovës.

- Advertisement -rrrrrrr

Fituesit e vendit të parë, të dytë e të tretë morën nga një biçikletë dhuratë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...