Provimi i shtetit dhe praktika profesionale, kushte për licencimin e mësuesve

- Advertisement5 -

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro-Furxhi, ka dhënë detaje në lidhje me provimin e shtetit për profesionin e mësuesit dhe licensimin.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se që prej vitit 2011, ligji për profesionet e rregulluara përcakton se çdo kandidat duhet të kryejë praktikën profesionale dhe të kalojë provimin e shtetit për të marrë licencën përkatëse

- Advertisement - M1

Postimi nga minsitrja Kumbaro-Furxhi:

Një sqarim publik në respekt të shumë mësuesve apo kandidatëve për mësues, që gjatë këtyre ditëve kanë kërkuar më tepër informacion në lidhje me provimin e shtetit
për profesionin e mësuesit dhe licensimin.

Është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk është një kërkesë e re dhe nuk buron nga vendimmarrje individuale, por nga kuadri ligjor në fuqi.

- Advertisement - m2

Që prej vitit 2011, ligji për profesionet e rregulluara përcakton se çdo kandidat duhet të kryejë praktikën profesionale dhe të kalojë provimin e shtetit për të marrë licencën përkatëse.

Ky detyrim është i reflektuar qartë edhe në ligjin për arsimin parauniversitar të vitit 2012, i cili e bën të detyrueshëm këtë proces për ushtrimin e profesionit të mësuesit.

Të gjithë mësuesit në sistemin parauniversitar duhet të kenë përfunduar me sukses praktikën profesionale dhe të kenë kaluar provimin e shtetit për të ushtruar profesionin
Të vetmit që përjashtohen nga ky detyrim janë mësuesit e punësuar para vitit 2011, sepse ligji nuk mund të ketë efekte prapavepruese!

Ndërkohë, aplikimet për provimin e shtetit janë hapur nga data 7 prill dhe do të qëndrojnë të hapura deri më 14 prill.

Të gjithë mësuesve dhe kandidatëve për mësues u uroj shumë suksese dhe i falenderoj nga zemra për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme çdo ditë!