E premte, 20 Shtator, 2024

Provimi i licencës për kandidatët për mësues: Ja kriteret, procedurat dhe afati i dorëzimit të dokumentacionit

- Advertisement1-

Më poshtë do të gjeni informacionin e plotë për kriteret, procedurat dhe afatet e dorëzimit të dokumentacionit për zhvillimin e provimit të shtetit për Profesionin e Rregulluar të Mësuesit-2023.

Nga QSHA ende nuk është publikuar data zyrtare se kur fillon ky provim. As kalendari. Na ndiqni për ta mësuar.

- Advertisement -

Zyra Vendore Arsimore të të gjitha qyteteve kanë publikuar tashmë njoftimin se kandidatet e interesuar për provimin e shtetit që plotësojnë kriteret ligjore kanë afat për dorëzimin e dokumentacionit nga data 01.02.2023 deri me 24.02.2023.

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet me rrugë postare në adresat e Zyra Vendore Arsimore.

Nga QSHA ende nuk është publikuar data zyrtare se kur fillon ky provim. As kalendari. Por nga burime konfidenciale kemi mësuar se provimi do të zhvillohet në muajin prill.

I. Dosja do të përmbajë këto dokumentacione për ata kandidatet që japin provimin e shtetit për herë të parë:

CV
Librezë Pune (e noterizuar) ose kopje të Certifikatës së Praktikes Profesionale
Diplomë Bachelor listë notash të noterizuar.
Master i Shkencave ose Master Profesional,listë notash ,vetëm ata që kanë profilin në mësuesie (e noterizuar)
Fotokopje e kartës së ID-së.
Vërtetim të gjendjes gjyqësore.
Vërtetim Vendbanimi.
Një kërkesë me shkrim për t’u regjistruar ne provim shteti dhe te saktësojë herën pjesëmarrëse në të.

Në mungesë të diplomave të ciklit të parë ose të dytë të studimeve kandidati duhet të pajiset nga Universiteti me vërtetim të vitit aktual ku të specifikohet :

- Advertisement -rrrrrrr

Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të parë ose të dytë të studimeve në edukim.
Emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit që ka përfunduar.
Viti i përfundimit.
Numri i Matrikullimit.
Data e diplomimit.

II.Dosja do të përmbajë këto dokumentacione për ata kandidatet që nuk kanë rezultuar fitues në sezonet e mëparshme:

Fotokopje e librezës së punës ose te Certifikatës së Praktikes Profesionale.
Fotokopje të Diplomave Bachelor dhe Masterit Shkencor ose Profesional në fushën e mësuesisë
Fotokopje e kartës së identitetit.
Të përcaktoni saktë herën e pjesëmarrjes tuaj në provim.

Në mungesë të diplomave të ciklit të parë ose të dytë të studimeve kandidati duhet të pajiset nga Universiteti me vërtetim të vitit aktual ku të specifikohet:

Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të parë ose të dytë të studimeve në edukim.
Emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit që ka përfunduar.
Viti i përfundimit.
Numri i Matrikullimit.
Data e diplomimit

III. Të gjithë praktikantet që kanë përfunduar praktikën profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit në vitin shkollor 2021-2022, dhe praktikantet që përfunduan praktiken profesionale në periudhën e parë Shtator –Dhjetor 2022, dhe janë vlerësuar nga komisioni lëndor për praktikën profesionale, janë të regjistruar për hyrjen në provim shteti për këtë sezon, dhe nuk do të sjellin asnjë dokumentacion.

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...