Provimi i licencës 2022, datat dhe oraret se kur do të testohen mësuesit e rinj: Kalendari i plotë për 24 profile

- Advertisement -

QSHA është gati të testojë mësuesit e rinj në sezonin XVII të provimeve të shtetit.

- paragrafi 1 -

Provimet do të nisin më datë 11 prill dhe do të zgjasin deri më 11 maj, për mijëra mësues të profileve të ndryshme.

- Advertisement -

Të interesuarit gjejnë më poshtë datat dhe oraret e zhvillimit të provimit, kalendarin e plotë.

Mësuesit e profilit të gjuhëve të huaja do të jenë të parët që do të testohen përgjatë ditëve të para (11prill-14 prill) të sezonit XVII të provimeve të shtetit, sezon që do të mbyllet më datë 11 maj me mësuesit e rinj të Histori Gjeografi, shkruan portalishkollor.

Pa licencën, kandidatët për mësues nuk ushtrojnë dot profesionin për të cilin kanë investuar për vite me radhë, në shkollim, Bachelor e Master profesional si dhe praktikë 1- vjeçare.

- Advertisement -

Ajo që duhet të kenë parasysh kandidatët për mësues, përveç korrektësisë me orën (paraqitja 30 minuta përpara), janë dokumentet që duhen pasur me vete në datën e caktuar. Mjeti i identifikimit, dokumenti që vërteton pagesën e tarifës dhe diplomat e të dyja cikleve duhen domosdoshmërish. Në mungesë të diplomës Master, një vërtetim notash dhe mjeti që vërteton njohjen e gjuhës së huaj.

Portali Shkollor Albas publikon kalendarin e plotë të provimit të Licencës.

Më poshtë do të njiheni me organizimin e provimeve të shtetit për profesionin e mësuesisë, sezoni XVII prill-maj 2022.