Protestojnë nxënësit e “Mihal Gramenos” në Fushë Kosovë, kjo është arsyeja

- Advertisement -

Një ditë para se zyrtarisht të fillojë procesi mësimor në Kosovë, edhe më tej vazhdon greva e thirrur nga SBASHK-u.

- paragrafi 1 -

Megjithatë, jo vetëm greva, por në disa shkolla si ajo “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, sot protestuan nxënësit dhe prindërit.

- Advertisement -

Kjo për faktin se me vendim të Drejtorisë Komunale të Arsimit të kësaj komune është bërë risistemimi i nxënësve në shkolla të ndryshme.

Kështu, nxënësit e klasës së tetë dhe të nëntë të kësaj shkolle, për shkak të mbingarkesës, është vendosur që të vijojnë mësimin në aneksin e dytë të kësaj shkolle.

Por çështja është se aneksi i dytë i shkollës ndodhet rreth 2 km larg nga shkolla amë dhe nxënësit duhet të kalojnë edhe rrugën kryesore.

- Advertisement -

I kontaktuar nga RTK në lidhje me këtë protestë, Samir Shahini, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në komunën e Fushë Kosovës, deklaron se e gjithë zhvendosja e nxënësve ka të bëjë për shkak të mungesës së hapësirave shkollore.

“Si pasojë e rritjes së numrit të nxënësve në komunën tonë (rikujtojmë që vetëm në vitin shkollor 2022/23 janë hapur 19 paralele të reja në mësim klasor, pra në ciklin 1-5 vetëm në qytet), ne jemi detyruar të shfrytëzojmë çdo hapësirë/klasë të mundshme të lirë në të 3 objektet e shkollës ‘Mihal Grameno’”, thotë Shanini.

Sipas tij, si pasojë, ndërrimi i pasdites në shkollën “Mihal Grameno”, Aneksi 2, ka qenë i lirë (pa nxënës) dhe është marrë vendim pas propozimit të marrë nga një grup punues i themeluar muaj më parë nga DKA, që nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta, nga shkolla amë dhe “Mihal Grameno” Aneksi 2, të kalojnë në shkollën “Mihal Grameno” Aneksi 2, në ndërrimin e pasdites për një vit shkollor, derisa komuna të ndërtojë një objekt të ri shkollor.

“Rikujtojmë tutje që komuna jonë është e hendikepuar në aspektin e pronave komunale, dhe nuk ka mundësi të cilat janë neglizhuar apo nuk janë shfrytëzuar për ndërtimin e shkollave të reja”, thotë ai.

“Vendimi është i prerë dhe nuk ka kthim mbrapa, për faktin se nuk ka një zgjidhje të dytë që akomodon një numër kaq të madh nxënësish në qytet”, shprehet Shahini për RTK-në.

Ai thotë se për më tepër, numri i nxënësve në paralele në rast të anulimit të këtij vendimi shkon në mbi 80 për klasë në paralele të caktuara, e cila bie në kundërshtim me ligjin dhe udhëzimet për sigurim të kushteve adekuate për organizim të procesit mësimor.