Protestojnë familjarët e 3-vjeçarit që vdiq në kopështin privat: Duam drejtësi, s’është mbytur te varësja!

- Advertisement -

Familjarët e 3-vjeçarit nga Fieri, i cili humbi jetën në kopështin privat kanë shkuar sot para Prokurorisë.

Nga aty ata kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e çdo detaji, se si vogëlushi ka humbur jetën në rrethana misterioze. Para mediave ata kanë deklaruar se kopështi i ka thënë që ka kamera sigurie, por më pas kjo gjë është mohuar.

- Advertisement -

Gjithashtu, në ditën e ngjarjes janë njoftuar se djali ka qenë mirë, por më pas kanë marrë vesh që ka ndërruar jetë.

“Nuk ka mundësi që djali të jetë mbytur nga varësja e rrobave, është e pamundur. Duam drejtësi. Në fillim na thanë që ka kamera, më pas nuk kishte”, janë shprehur ata.