Protestë e veçantë e nxënësve të shkollës së muzikës

- Advertisement -

Nxënësit e shkollës së mesme të muzikës “Prenk Jakova” protestuan të premten në afërsi të komunës së Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Ata po kërkojnë ndërtimin e një objekti për ta, derisa në mungesë të tij mësimin po e mbajnë në objektin e shkollës së mjekësisë “Ali Sokoli”.

- Advertisement -

Nxënësit thanë se kushtet në ndërtesën ku mësojnë janë minimale sa i përket drejtimit që këta studiojnë.

Ekzekutivi i kaluar i komunës së Prishtinës ishte zotuar për ndërtimin e një objekti për këtë shkollë, por kjo nuk u bë.

Derisa nga qeverisja e re lokale në kryeqytet për këtë çështje, Klan Kosova nuk arriti të marrë një përgjigje gjatë ditës.