PROTESTË E PRINDËRVE: Mungon transporti, nxënësit mbeten pa mësim

- Advertisement -

Ato pak fëmijë që kanë mbetur në fshatin Kolosh të njësisë administrative Zapod në bashkinë e Kukësit, nuk kanë mundësi as të ndjekin shkollën.

- paragrafi 1 -

10 ditë nga nisja e viti tëri shkollor, këta fëmijë ende nuk kanë bërë as një orë mësim, pasi janë të pamundur për të shkuar në shkollë, e cila ndodhet në fshatin Orgjost, mbi një orë në këmbë në vajtje dhe po aq në kthim.

- Advertisement -

Prindërit tregojnë se janë të pasigurt që t’i çojnë fëmijët në këmbë, për shkak edhe të terrenit dhe kafshëve të egra e ndërsa janë të pamundur të paguajnë vetë transportin.

Pridnërit kanë paralajmëruar se do të detyrohen të bllokojnë rrugën nëse zyra arsimore e Kukësit nuk u jep zgjidhje për transportin e fëmijëve të tyre.

- Advertisement -

Situata të ngjashme raportohen edhe në fshatra të tjerë të Kukësit, ku mungesa e infrastrukturës dhe transportit po kthehen në pengesën kryesore për të drejtën e arsimimit për nxënësit. (A2 Televizion)