Protesta për largimin e profesorit të UP-së, ndërhyn Policia

- Advertisement -

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë hyrë në sallën ku Këshilli i Etikës të Universitetit të Prishtinës, duke larguar studentët që nuk lejonin të nis mbledhja me kërkesën që largimin e profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi.

- paragrafi 1 -

27 denoncime janë ndaj tij për ngacmim seksual si profesor i Universitetit të Prishtinës.

- Advertisement -

Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës, ndërsa menjëherë pas denoncimit Mjekësia ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, por jo edhe Universiteti i Prishtinës.

Ai vazhdon të ligjërojë në Fakultetin e Edukimit.

- Advertisement -

Ligjërimi i tij u pengua sot nga studentët të cilët në shenjë revolte e ndërprenë ligjëratën përmes fishkëllimave.