“Kërkojmë të ngritët vlera e koeficientit”, “Duam dialog social”, “Qeveri respekto pensionistët”, këto janë disa nga pankartat që kanë mbajtur në duar protestuesit në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), në ditën e punëtorëve, shkruan AlbanianEducation.net.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që t’i plotësojnë kërkesat e tyre dhe mos të përseritet viti 2022.
Jasharaj ka berë të ditur se nuk kanë për t’u ndalur së kërkuari nga Qeveria deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Në këtë protestë kanë protestuar mësimdhënës nga komunat e ndryshme të Kosovës.
Ndërsa, Jusuf Azemi, kryetari i Sektorit të Punëtorëve Privat, ka hedhur akuza të rënda drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Sipas Azemit, Kurti më shumë po interesohet për energjinë elektrike në very se sa për punëtorët e sektorit privat.
Marshi ka nisur nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe më pas duke përfunduar para objektit të qeverisë.