Rektori i UP-së, Qerim Qerimi, mirëpriti në takim dekanin e Fakultetit të Farmacisë në Universitetin e Ajovës, prof. Donald Letendre, dhe prof. Russel Ganim, prorektor për bashkëpunim ndërkombëtar.
Të pranishëm në takim ishin edhe prorektoret, prof. Pranvera Breznica dhe prof. Arta Basha-Jakupi, si dhe Fitim Seferi nga Zyra për Kërkime dhe Projekte.
Ky takim kishte për qëllim diskutimin rreth mundësive të mbështetjes së Universitetit të Ajovës për themelimin e Institutit të Farmacisë në Universitetin e Prishtinës.
Diskutimet ishin shumë frytdhënëse dhe u trajtuan çështje të rëndësishme, që do të kontribuojnë në zhvillimin akademik dhe profesional të institucionit tonë.
Rektori shprehu falënderime për profesorët për bashkëpunimin dhe mbështetjen në fusha të ndryshme që kanë rëndësi për institucionin, studentët dhe komunitetin në përgjithësi.