E diel, 24 Nëntor, 2024

Propozohet subvencionimi me nga 500 euro i lehonave në nevojë

- Advertisement1-

Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës ka propozuar që lehonat me gjendje jo të mirë financiare të subvencionohen me nga 500 euro.

Drejtoresha Adelinë Sahiti njoftoi se ky propozim-vendim është futur në agjendë për seancën e radhës të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe ka ftuar të gjithë këshilltarët komunalë që ta përkrahin atë.

- Advertisement -

Për këtë propozim ajo tha se ka marrë përkrahjen e Komitetit për Politika dhe Financa.

Sahiti po ashtu bëri të ditur se kanë realizuar një hulumtim për vlerësimin e nevojave të familjeve me skemë sociale.

Nga 1014 familje që ishin pjesë e hulumtimit, drejtoresha tha se 80 për qind kanë deklaruar se kanë të hyra mes 100 dhe 300 euro në muaj, 17 për qind mes 300 dhe 500 dhe pjesa tjetër mbi 500.

“Atë sot e prezantova para Komitetit për Politikë dhe Financa, ku njëzëri u mbështet nga shefat e grupeve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Prishtinës! Sa për ta ilustruar më detajisht, referuar hulumtimit të realizuar, 80% e familjeve të përfshira në këtë hulumtim (në të cilin kanë marrë pjesë 1014 familje), deklarojnë se kanë të hyra mes 101-300€ për muaj, 17% mes 301-500€ dhe pjesa tjetër mbi 500 euro”, shkroi Sahiti në rrjetin social Facebook.

Pra, sipas saj, ky është vetëm një nga argumentet e shumta që tregon se sa e nevojshme është kjo ndihmë për ta, e cila pritet të realizohet për herë të parë në Komunën e Prishtinës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...