E diel, 23 Shkurt, 2025

Propozimi: “Shtesë prej 50 eurove deri në implementimin e Ligjit të Pagave” – kjo është përgjigja e Rrahman Jasharajt

- Advertisement1-

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka dalë me një propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë që të ndalet greva.

Ajo i rekomandon SBASHK-ut të pranojë ofertën e Qeverisë për shtesën prej 50 euro, por kjo shtesë të vazhdojë deri më 31 dhjetor të këtij viti.

- Advertisement -

Bajrami rekomandon që më 1 janar të vitit 2023, të fillojë implementimi i Ligjit të Pagat. Në rast se nuk hyn në fuqi ky ligj, Bajrami thotë që të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdojë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Ndërsa, nga Qeveria Bajrami kërkon që të mos zbatojë ndëshkime në paga, për muajin shtator.

Por i pari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Gazetën Online Reporteri.net tha se vlerëson propozimin e deputetes Bajrami, por edhe të çdo personi tjetër në të mirë të grevistëve.

“SBASHK dhe Shërbyesit Civil vlerësojnë çdo angazhim të deputetëve, mirëpo kjo nuk është diçka e re. Qeveria s’ka ofruar diçka të re. E falënderoj z. Bajrami për propozimin por pa pasur diçka të re nuk do të ketë ndryshim vendimi”, tha Jasharaj.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....