Propozimi për rrijen e pagës minimale në 500 euro – vjen reagimi më i ri

- Advertisement -

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka propozuar pagë minimale 500 euro.

- paragrafi 1 -

Për këtë ka reaguar edhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), duke mirëpritur nismën për përmirësimin e kushteve të punës në Kosovë.

- Advertisement -

Por, IKS thotë se kjo nismë mbetet e pamjaftueshme pa reformë të vërtetë të dialogut social dhe të kuadrit ligjor që e rregullon atë.

Më tutje thuhet se sektori privat nuk ka përfaqësim real në Këshillin Ekonomik Social.

Komunikata e plotë:

- Advertisement -

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) e mirëpret nismën për rritjen e pagës minimale si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punëtorëve në Kosovë. Megjithatë, kjo nismë mbetet e pamjaftueshme pa reformë të vërtetë të dialogut social dhe të kuadrit ligjor që e rregullon atë.

Këshilli Ekonomik Social (KES), si mekanizëm ligjor për dialog trepalësh ndërmjet Qeverisë, punëdhënësve dhe punëmarrësve, nuk ka funksionuar që pesë vjet, duke e lënë vendin pa zë institucional të punëtorëve dhe pa konsultim efektiv për politikat e punës dhe pagave.

Në Kosovë, përfaqësimi në KES përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-008, por në praktikë ky mekanizëm mbetet i njëanshëm, pasi në përbërje marrin pjesë kryesisht konfederata që përfaqësojnë sektorin publik. Sektori privat nuk ka përfaqësim real, për shkak të mungesës së federatave sindikale funksionale dhe kritereve të ngurta për “përfaqësueshmëri”.

IKS vlerëson se ndryshimet ligjore duhet të mundësojnë përfshirjen e federatave të sektorit privat në KES, përmes uljes së pragut për themelimin e sindikatave në 3–5 punëtorë, duke reflektuar realitetin e tregut të punës në Kosovë, ku mbi 90% e bizneseve janë të vogla dhe të mesme. Vetëm përmes dialogut social funksional dhe përfaqësimit gjithëpërfshirës, rritja e pagës minimale mund të jetë e drejtë, e qëndrueshme dhe e bazuar në konsensus.