E premte, 20 Shtator, 2024

Propozime për aktivitete jashtë klase për fëmijë të moshës 9-10 vjeç

- Advertisement1-

Disa prindër shqiptar në rrjetet sociale kanë propozuar një shumësi aktivitetesh jashtë klase për fëmijë të moshës 9-10 vjeç.

Aktivitetet janë mësimore, argëtuese dhe zhvilluese. Më poshtë do të gjeni disa prej tyre, të cilat po i sjellim të përmbledhura.

- Advertisement -

Disa aktivitete jashtë klase që mund t’i zbatoni kryesisht për fëmijët tuaj në moshën 9-10 vjeç: 

1. Vizitë në stacionin e zjarrfikëseve, ambulancës, ose policisë (Zjarrfikësja e Tiranës bën demonstrime ne shkolla për gjendje emergjence dhe fikje zjarri, nëse u drejton kërkesë).

2. Vizitë në një fermë bujqësore.

3. Vizitë në serrën e luleve ekzotike në Divjakë. Mund të shohim, për shembull, çeljen e fluturave nëse shkojmë në kohën e duhur. Aty mund të mësojnë edhe për natyrën, fluturat dhe guaskat e ndryshme.

4. Një orë bashkëbisedim me një profesionist të fushës së medies (çfarë është media, çfarë janë lajmet, si prodhohen ato, lajmet e vërteta dhe të pavërteta, etj).

5. Vizitë tek një artizane që mund t’u tregojë se si i bën produktet që shet (p.sh. një çantë me materiale të ricikluara, thurje me shtiza, etj).

6. Vizitë në një bulmetore (si bëhet gjalpi, djathi, etj).

7. Vizitë në një klinikë mjekësore.

- Advertisement -rrrrrrr

8. Vizitë në studion e një artisti që krijon skena teatri.

9. Vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë.

10. Vizitë në radio, ku secili nxënës të mund të jetë moderator për disa minuta.

11. Patinazh.

12. Vizitë në Studio Kërcimi, ku një koreografe shumë e suksesshme mund t’u mësojë rreth artit të kërcimit.

13. Vizitë dhe punë të vogla si vullnetarë në një azil të moshuarish.

14. Vizitë dhe argëtim me bashkëmoshatarë në një shtëpi fëmijësh (Zyber Hallulli, për shembull ose Fshati SOS).

 Ndonjë ide tjetër? Po ju çfarë keni bërë, për shembull? 🙂 

Gjithsesi, kujdesuni që aktivitetet të jenë të përshtatshme për nivelin e zhvillimit të fëmijës, pavarësisht moshës 9 apo 10 vjeç dhe sigurisht, sigurohuni që të ofrojnë një përvojë të shkëlqyer dhe të argëtueshme.

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...