E premte, 22 Nëntor, 2024

Promovohet paketa “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, diaspora me një tekst të përbashkët mësimor

- Advertisement1-

Për fëmijët shqiptarë të Diasporës është promovuar paketa “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I, e cila ka dalë fituese në konkursin me program të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Ky botim është realizuar nga bashkëpunimi i dy shtëpive botuese të mirënjohura në trevat shqiptare, ALBAS dhe DUKAGJINI.

Promovimi është bërë nga Qendra e Botimeve për Diasporën, ndërsa Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Znj. Arbërie Nagavci kanë qenë pjesë e konferencës prezantuese të librit fitues “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I, një fryt i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi, në fjalën e saj u shpreh se mësimi i gjuhës shqipe është një nga faktorët më të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar. “Diaspora shqiptare është një pasuri e madhe për të gjithë ne, jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë kombin shqiptar, prandaj është në interesin tonë të përbashkët që ta mbështesim gjithnjë e më shumë mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në diasporë, por sidomos te fëmijët e tyre.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Znj. Arbërie Nagavci, tha se është e rëndësishme njohja e gjuhës së vendit pritës dhe po aq e rëndësishme njohja e gjuhës amë. “Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kanë një obligim të jashtëzakonshëm që të punojnë më shumë për të krijuar mundësitë më të mira për fëmijët shqiptarë në Diasporë për të rritur interesimin për gjuhën shqipe”. Ministrja e MASHTI-t u shpreh e bindur se ky produkt është rezultat i punës së përbashkët dhe tregues që se “do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e mundësive sa më të mira për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë”.

Realizuesit e tekstit prezantuan para ministreve Kushi dhe Nagavci paketën “Gjuhës Shqipe dhe Kultura Shqiptare” Niveli I.

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtoresha e Shtëpisë Botuese Albas, Znj. Rita Petro në fjalës e saj dhe në prezantimin e paketës, tha: Ne e pritëm me shumë kënaqësi ftesën për konkurrim me një program të përbashkët që unifikon mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë. Gjatë hartimit të tekstit, përmes tregimeve, dialogëve dhe personazheve, kemi përfshirë personazhe fëmijë, jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga Maqedonia e Veriut e Mali i Zi. Një sfidë tjetër ishte realizimi i strukturës së librit, i cili duhej të merrte parasysh dhe përbërjen heterogjene, ku disa fëmijë shqiptarë nuk dinë fare shqip, që shpresoj shumë, të jenë më të paktë, disa dinë mesatarisht dhe pjesa tjetër mund të dinë më mirë. Pra, si fillim ky nivel i parë u organizua midis një libri gjuhe e leximi klasik dhe një metode të gjuhëve të huaja. Doja të theksoja se në libër janë të integruara të gjitha kompetencat, ajo e të folurit e të dëgjuarit, e të lexuarit, e të shkruarit, të cilat janë të demonstruara edhe në librin digjital…”.

Përpara dy ministreve dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore u demonstruan përveç librave fizikë edhe modele të librit digjital, audio, video, teste e ushtrime për fëmijët, si dhe modele të mësimit përmes videove.

Botimin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare 1” vjen si paketë, që përmban: Tekstin e nxënësit, të ndarë në tri shkallë (klasa 1, 2, 3), Fletoren e punës, Fjalorin me ilustrime, një Antologji me vjersha dhe Udhëzuesin për mësues dhe prindër. Teksti është në formën e librit të shtypur dhe në formën digjitale. E gjithë paketa është hartuar duke respektuar “Kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë e në Mërgatë”.

Ky botim është realizuar nga bashkëpunimi i dy shtëpive botuese, ALBAS dhe DUKAGJINI. Autore të tij janë: Rita Petro, Saranda Pozhegu, Natasha Pepivani, Linda Mëniku, Adelinë Selmani, Dhurata Nixha.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kërkohet ndihmë për nxënësit në Shkollën Shqipe në Gjenevë

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për...

Hapet shkolla shqipe në komunën Saxon të Zvicrës

Hapja e shkollave shqipe Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë...

Hapet shkolla shqipe në Londër, mbi 7 mijë nxënës mësojnë shqip

Në Londër të Britanisë së Madhe është hapur një shkollë shqipe. Ministri i Shtetit për...

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...