Promovohen librat “Vargje të Arta” dhe “Krijimet e Ëmbla” nga nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Selami Hallaçi” në Gjilan

- Advertisement -

Në ambientet e shkollës “Selami Hallaçi” në Gjilan, është bërë promovimi i dy përmbledhjeve poetike të krijuara nga nxënësit e klasave të katërta: “Vargje të Arta” nga klasa IV/6 nën udhëheqjen e mësueses Florije Sylejmani dhe “Krijimet e Ëmbla” nga klasa IV/2, nën kujdesin e mësueses Vlora Shaqiri-Nuhiu, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në këtë ngjarje të veçantë morën pjesë stafi udhëheqës i shkollës, pedagogia, bibliotekistja, mësimdhënës si dhe vetë nxënësit, të cilët e mbushën sallën me emocion dhe frymë krijuese.

- Advertisement -

Nxënësit prezantuan krijimet e tyre me krenari, duke recituar vargje që pasqyronin ndjeshmëri, dashuri për natyrën, familjen, shkollën dhe ëndrrat e fëmijërisë.

- Advertisement -

 

Këto dy botime janë rezultat i një pune të përkushtuar edukative dhe krijuese, ku mësueset kanë ditur të nxisin imagjinatën dhe aftësinë shprehëse të nxënësve, duke i bërë ata autorë të vërtetë që në moshë të hershme.

Promovimi i këtyre librave dëshmoi edhe një herë se kjo shkollë nuk është vetëm një vend mësimi, por edhe një hapësirë e zhvillimit të talenteve dhe krijimtarisë. Këto përmbledhje poetike do të jenë një kujtim i çmuar për nxënësit dhe një pasuri e re për bibliotekën e shkollës. /AlbanianEducation.net/.