E diel, 5 Janar, 2025

Projektligji për Tekste Shkollore, Nagavi tregon risitë e tij

- Advertisement1-

Ministrja Arbërie Nagavci ka marrë pjesë dje  në Komisionin kuvendar  për Arsim ku u mbajt dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Tekste Shkollore, shkruan AlbanianEducation.net.

Ajo thotë se ky projektligj, paraqet legjislacionin thelbësor për sigurimin e cilësisë në arsim në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, u mbajt  dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Tekste Shkollore.

Si Ministri e Arsimit duke u mbështetur në programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me akterët relevantë, në vitin 2022 kemi finalizuar Projektligjin për Tekste Shkollore, i cili është aprovuar në Qeveri dhe ka kaluar në leximin e parë në Kuvend.

Ky projektligj, paraqet legjislacionin thelbësor për sigurimin e cilësisë në arsim në Republikën e Kosovës.

Në procesin e hartimit të këtij projektligji janë përfshirë zyrtarë nga MASHTI dhe institucioneve vartëse të Ministrisë, ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, përfshirë këtu edhe Zyren e BE-së në Kosovë, përfaqësues të komunitetit akademik dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Janë analizuar e adresuar me kujdes të gjitha komentet e pranuara gjatë konsultimit paraprak e atij publik.

Risitë në këtë Projektligj:

- Advertisement -rrrrrrr

-Aplikimi me dorëshkrime drejtpërdrejt nga Autorët dhe përkrahjen e tyre të vazhdueshme përmes ngritjes së kapaciteteve;

-Sigurimi i recensentëve kompetentë e llogaridhënës që do t’i nënshtrohen programit të ngritjes së kapaciteteve dhe në fund, procesit të certifikimit;

-Pilotimi i teksteve shkollore gjatë përgatitjes teknike që i paraprinë vendimit për botim;

-Rishikimi i vazhdueshëm të teksteve shkollore, të hapur për komente nga të gjithë akterët relevantë dhe përgjatë gjithë vitit;

-Në linjë me qëllimin tonë strategjik të digjitalizimit në arsim, me këtë Projektligj kemi rregulluar edhe mundësitë për ofrimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore digjitale.

Përveç kësaj, kemi hapur rrugë edhe për mundësitë e përkthimit dhe përshtatjes së teksteve shkollore për të gjitha fushat/lëndët që konsiderohen me interes për t’u përkthyer;

Aprovimi i tij është me interes të veçantë për zhvillimin e sektorit të arsimit parauniversitar në vend dhe zbatimin e Strategjisë së Arsimit 2022-2026.

Falenderoj të gjitha palët për kontributin e dhënë në këtë projektligj dhe ftoj deputetët që të mbështesin dhe miratojnë këtë projektligj i cili është determinues për rritjen e cilësisë së teksteve shkollore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësuesja Remzije Mustafa-Nimani nga Mitrovica

Ka vdekur mësuesja, Remzije Mustafa-Nimani nga Mitrovica, aktiviste e palodhshme dhe ish-deputete e Parlamentit...

Disa mesazhe të vlefshme që drejtorët mund t’ua dërgojnë mësimdhënësve

Drejtorët e shkollave shpesh dërgojnë mesazhe motivuese dhe mbështetëse për mësuesit, që i ndihmojnë...

Urgjente: 15-vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën tonë për të shpëtuar jetën

Atika, një vajzë 15-vjeçare nga Mitrovica, po përballet me një tumor të rrezikshëm dhe...

Mësimdhënësi nga Drenasi migron në Gjermani: Kurrë s’e kam menduar se do të detyrohem ta lë Kosovën

Mësimdhënësi Ilir Brahimi nga fshati Zabel i Ulët i Drenasit ka marrë vendimin për...