Projektligji për tekste shkollore, Nagavci: Po përmbyllim maratonën disa vjeçare

- Advertisement -

Ministrja e Ministrisë së Arsimit, Arbërie Nagavci sot bëri të ditur se është hartuar draft Projektligji për tekste shkollore.

- paragrafi 1 -

Nagavci përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ekipi hartues i Projektligjit për tekste shkollore ka përmbyllur me sukses maratonën disavjeçare, në zhvillim të këtij projektligji.

- Advertisement -

Sipas saj, draft Projektligji për tekste shkollore parasheh mekanizma të mirëfilltë të transparencës dhe llogaridhënies.

“Po jetësohet synimi jonë i kamotshëm për tekste shkollore më cilësore! Reforma për tekste shkollore do të ketë trajtën e duhur. Ristrukturimi i procesit të hartimit, vlerësimit dhe botimit të teksteve shkollore do të mundësojë përzgjedhjen e teksteve shkollore që kanë cilësi, përmbajtje të saktë gjuhësore e shkencore, dhe përputhje me kurrikul”, shkroi Nagavci.