E hënë, 24 Shkurt, 2025

Projektligji për skemat pensionale – SBASHK jep lajmin e fundit

- Advertisement1-

SBASHK njofton se me qëllim që të informojë shefat e Grupeve Parlamentare lidhur me nismën legjislative nga qytetarët për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248 dhe për të kërkuar mbështetjen e të gjithë deputetëve nga këto subjekte politike, pas takimit me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe me shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, kanë pasur takime të ndara edhe me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelart Tahiri.

Edhe në këto dy takime të ndara kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me nënkryetaren Vjollca Shala, koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri e zyrtarin ligjor Blendor Shatri, kanë informuar shefat e Grupeve Parlamentare të AAK-së Besnik Tahiri dhe Abelart Tahiri lidhur me arsyen e kësaj nisme legjislative me qytetarë, për angazhimet e deritashme dhe për aktivitetet që do të bëhen deri te momenti i dorëzimit të mijëra nënshkrimeve në mënyrë solemne te kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, që do të bëhet në fillim të javës së ardhme.

- Advertisement -

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë kërkuar edhe në këto takime që deputetët e këtyre dy subjekteve politike ta mbështesin këtë nismë legjislative duke e votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248.

Shefat e këtyre dy Grupeve Parlamentare kanë përgëzuar SBASHK-un për këtë aktivitet dhe janë shprehur të bindur se deputetët e Parlamentit të Kosovës do ta mbështesin dhe do ta votojnë këtë Projektligj, që është nismë legjislative nga qytetarët.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...