E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

“Projektligji për Paga të hyjë në fuqi 3 muaj pas publikimit në gazetën zyrtare, jo 8”

- Advertisement1-

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka adresuar kritika të mëdha ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ai ka thënë se Nagavci nuk meriton përgjigje, sepse ajo në vend që të gjejë zgjidhje për grevën në arsim, bën thirrje.

- Advertisement -

“Kjo nuk e meriton me qenë ministre. Ju nuk duhet me bërë thirrje, por me japë zgjidhje. Kjo duhet të japë dorëheqje. Kjo (Nagavci) nuk është me bërë thirrje, por zjgidhje. S’jeni në opozitë, jeni në pushtet, s’ka hallkë të institucioneve që nuk e kontrolloni”, i tha Memli Krasniqi, ministres Nagavci, shkruan Albanian Kids Education.

“Me na i çu fëmijët në shkolla se kanë mbet në shtëpi. Janë 28 mijë punëtorë të arsimit, ata po thonë se janë duke jetu keq, ti (ministre) po thu që janë duke jetuar mirë”, shtoi tutje Krasniqi.

“Ku o ligji, është në dëgjim publik, kur miratohet, kur hynë në fuqi, për shtatorin e vitit tjetër po flaism, mund ta bëni mos me hy 8 muaj pas miratimit në gazetë zyrtare, por 3 muaj”, deklaroi Krasniqi. /Albanian Kids Education/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fitore Rashiti-Tmava, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan

Fitore Rashiti-Tmava është zgjedhur si mësuesja më e dalluar në shkollën fillore "Ismail Luma"...

Arta Buqaj-Ramabaja zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Arta Buqaj-Ramabaja është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Pavarësia" në Prishtinë, shkruan...

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri...

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...