E diel, 23 Shkurt, 2025

Projektligji i ri për pagat, vjen reagimi i parë nga Qeveria

- Advertisement1-

Sot në të gjitha mediat e vendit, përfshirë edhe në Kids of Kosova dhe Albanian Education Today është publikuar një draft final se si do të duken koeficientët e pagave në momentin që miratohet ligji i ri i pagave e që parashihet të ndodhë në muajin mars.

Por, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka mohuar se është bërë një draft final për pagat e zyrtarëve publikë.

- Advertisement -

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, pasi siç thotë ai, e njëjta përcaktohet me ligjin e buxhetit.

“Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të informojë qytetarët se vala e pseudolajmeve që po përhapen me shpejtësi në mediat tona rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publik është e pavërtetë dhe qëllimkeqe. As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njejta përcaktohet me ligjin e buxhetit. Kjo valë e dezinformatave ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka shtuar se dikasteri që ai udhëheq do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njejti të finalizohet.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...