E diel, 23 Shkurt, 2025

Projekti “Shkolla pa këpucë” u mundëson fëmijëve të ndihen si në shtëpi

- Advertisement1-

Ky mjedis i bën nxënësit “të ndihen si në shtëpi, i mban të qetë dhe paqësorë, rrit përqendrimin e tyre dhe zvogëlon ngacmimin në shkollë”, tha drejtori provincial i arsimit në Aydın, Seyfullah Okumuş

Fëmijët kanë filluar të ndihen si në shtëpi në një shkollë në provincën perëndimore turke Aydın pas fillimit të projektit “Shkolla pa këpucë”, i cili ndjek traditën e heqjes së këpucëve gjatë hyrjes në shtëpi, raporton Anadolu Agency (AA).

- Advertisement -

Projekti “Shkolla pa këpucë” u hap me moton “Shkolla ime është shtëpia ime e dytë” me fillimin e vitit të ri shkollor.

Nxënësit i heqin këpucët në hyrje të shkollës dhe i veshin pantoflat e tyre të shtëpisë para se të futen në klasat në shkollën fillore Yılmazköy në Aydın, e cila është ridizajnuar me dysheme me parket.

“Ne filluam vitin shkollor për të arsimuar një numër të konsiderueshëm të nxënësve”, tha Yavuz Selim Köşger, guvernatori i krahinës.

“Nëse doni të zhvilloni dhe përmirësoni vendin tuaj, duhet të shqetësoheni për çdo centimetër të tij…Por këtë duhet ta bëni pa u shkëputur nga rrënjët e tij dhe vlerat kombëtare”, tha ai.

Ndërkaq, Seyfullah Okumuş, drejtori provincial i arsimit, tha se në kuadër të projektit, “mësuesit, nxënësit dhe prindërit duhet t’i heqin këpucët në hyrje dhe t’i vendosin në dollapët e caktuar”.

Ky mjedis i bën nxënësit “të ndihen si në shtëpi, i mban të qetë dhe paqësorë, rrit përqendrimin e tyre dhe zvogëlon ngacmimin në shkollë”, shtoi Okumuş. /anadolyagency/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...