Projekti i Shkollës së Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë është shpërblyer me BIG SEE Architecture Award 2025 për ndërtesat edukative. Kështu ka njoftuar kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, përmes një postimi në Facebook, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i tij:
Projekti i Shkollës së Muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë është shpërblyer me BIG SEE Architecture Award 2025 për ndërtesat edukative – një sukses i madh për qytetin tonë!
Ky projekt, i bërë me dashni për artin dhe të rinjtë tanë, tani është edhe nominuar për Çmimin e Madh (Grand Prix) që ndahet më 23 maj në Portorož–Piran.
Faleminderit të gjithë atyre që besuan dhe kontribuuan. Ky është suksesi i Pejës dhe qytetarëve të saj!
https://bigsee.eu/halit-kasapolli-high-school-of-music-in-peja/