PROJEKT I SUKSESSHËM: Të gjitha shkollat në komunën e Gjakovës kanë psikolog

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit në Gjakovë ka njoftuar se të gjitha shkollat janë bërë me psikolog, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Kjo drejtori thotë se psikologët e shkollave ndihmojnë në krijimin e shkollave të sigurta dhe ambienteve pozitive, të cilat ndihmojnë në të mësuarit dhe sjelljen e nxënësve.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Arsimit:

Një ndër projektet më të suksesshme të Drejtorisë së Arsimit është edhe përfshierja e të gjitha shkollave me psikolog.

Aktualisht ne e kemi këtë mbulueshmëri:

- Advertisement -

✅️ të gjitha shkollat fillore në qytet

✅️ të gjitha shkollat e mesme të ulta në qytet

✅️ të gjitha shkollat e mesme në qytet

✅️ shkollat e rajonit të Dushkajës

✅️ shkollat e rajonit të Rekës së Mirë

✅️ shkollat e rajonit të Hasit.

Psikologët e shkollave ndihmojnë në krijimin e shkollave të sigurta dhe ambienteve pozitive, të cilat ndihmojnë në të mësuarit dhe sjelljen e nxënësve.

Dhuna në shkollë mund të ndodh brenda dhe jashtë territorit të shkollave, pra është një sjellje e paparashikueshme por e menaxhueshme.

Për Drejtorinë e Arsimit puna e psikologëve është një ndërhyrje për të promovuar një mjedis mësimi të sigurtë dhe gjithëpërfshirës.