Programi “Sport në Shkolla” nis në shkollën “Bafti Haxhiu” në Viti

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, ka njoftuar se Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Arsimit, ka filluar edhe zyrtarisht Programin “Sport në Shkolla”, ku në kuadër të këtij projekti është përfituese edhe Shkolla e Mesme e Ulët “Bafti Haxhiu” nga kjo komunë.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

“Sukseset arrihen me punë të vazhdueshme”

Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, në partneritet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Arsimit, ka filluar edhe zyrtarisht Programin “Sport në Shkolla”, ku në kuadër të këtij projekti është përfituese edhe Shkolla e Mesme e Ulët “Bafti Haxhiu” nga komuna jonë!

Programi “Sport në Shkolla” është një iniciativë shtetërore që promovon kulturën e aktivitetit fizik dhe sportit si pjesë e jetës së përditshme të të rinjëve.

- Advertisement -

Programi do të zbatohet në Institucionet e Arsimit Parauniversitar, duke u mundësuar nxënësve të edukohen, dhe të jenë të shëndetshëm përmes aktivitetit të rregullt fizik.

Drejtoria Komunale e Arsimit i uron nxënësit për këtë projekt dhe gjithashtu ju dëshiron suksese në garat sportive!