Qeveria shqiptare ka miratuar programin pas shkolle në institucionet e arsimit publik.
Pa dhënë shumë detaje në lidhje me kohën e qëndrimit në shkollë, ministrja e Arsimit deklaroi se ky program do të nisë zbatimin në shtator, me nisjen e vitit të ri shkollor.
“Këshilli i Ministrave vendosi që të dyfishojë honorarin me të cilin shpërblehen këto orë jashtë mësimit të detyruar në shifrën 10 mijë lekë të vjetra për orë, për 60 minuta. ishte parashikuar në 5 dhe kemi arritur në 10″.
“E hapim listën e bashkëpunëtorëve jo vetëm për mësuesit që janë pjesë e sistemit, për mësues që janë në pension dhe janë aktivë, specialistë të ndryshëm të artit, muzikës, për artizanë, që të bëhen pjesë e programeve jashtëshkollore, ku shkollat sot do të kenë fondin e disponueshëm për të shpërblyer në mënyrë dinjitoze këta bashkëpunëtorë që vijnë nga komuniteti”, ka pohuar Kumbaro.