E diel, 23 Shkurt, 2025

“Programi i kuponëve” MASHTI vjen me njoftim shumë të rëndësishëm

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit ka ftuar për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale dhe që kanë një apo më shumë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç, për të përfituar nga Programi i Kuponëve.

Në njoftim thuhet se mund të aplikojnë familjet nga Prishtina, Gjilani dhe Lipjani.

- Advertisement -

Ftohen për aplikim familjet nga komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Lipjanit, të cilat janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale dhe që kanë një apo më shumë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç, për të përfituar nga Programi i Kuponëve”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se pilotimi i Programit të Kuponëve në periudhë prej gjashtë muajsh, do të mbështes edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç, duke ju siguruar atyre vijimin në kopsht.

Aplikimi realizohet nëpërmjet e-Kosova, duke klikuar mbi shërbimin “Familja” dhe opsionin “Aplikimi i familjeve për përfitim nga Programi i Kuponëve”, apo duke klikuar në linkun https://ekosova.rks-gov.net/596

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...