Shkolla “Gjon Serreçi”, në Ferizaj ka bërë një profil për nxënësen e tyre, Lorena Bajrami, për të cilën thotë se edukatën dhe mirësjelljen e rrezaton në çdo orë mësimi, shkruan AlbanianEducation.net.
Lorena është pianiste e përkushtuar dhe ka dëshmuar talentin e saj edhe në këndim me zërin e kristaltë.
Postimi i shkollës:
PROFIL NXËNËSISH
Nxënësja e shkollës sonë Lorena Bajrami (IX6) edukatën dhe mirësjelljen e rrezaton në çdo orë mësimi.
Nxënëse e shkëlqyer, me sjellje shembullore dhe e angazhuar në shumë aktivitete të ndryshme me rezultate të larta.
Lorena është pianiste e përkushtuar dhe ka dëshmuar talentin e saj edhe në këndim me zërin e kristaltë, e cila i ka pasuruar aktivitetet artistike të shkollës sonë e edhe më gjerë.
Suksese!