Profesorit Efraim Sejdia i ndahet çmimi “Teacher of the Year 2024–2025”

- Advertisement5 -

Shkolla “Nikolla Shtejn” , ka njoftuar se mësimdhënësi i saj Efraim Sejdija është nderuar me çmimin “Teacher of the Year 2024–2025” nga Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomiksit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Këtë çmim profesori Efraim e ka marrë në kuadër të EconLit Forum 2025.

- Advertisement -

Shkolla thotë se falë përkushtimit të profesorit Efraim mbi 500 nxënës u përfshinë në raundin shkollor të Olimpiadës së Ekonomiksit, ndërsa një nxënës i shkollës u rendit në Top 5 në nivel kombëtar.

efraim

ef

- Advertisement -

ef1

Njoftimi i plotë i shkollës:

Kur pasioni për dijen shndërrohet në sukses kombëtar.

Sukses i madh për SHMKM “Nikolla Shtejn”

Në kuadër të EconLit Forum 2025, profesori ynë Efraim Sejdija u nderua me çmimin “Teacher of the Year 2024–2025” nga Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomiksit.

Falë përkushtimit të tij profesional mbi 500 nxënës u përfshinë në raundin shkollor të Olimpiadës së Ekonomiksit, ndërsa një nxënës i shkollës sonë u rendit në Top 5 në nivel kombëtar , duke fituar të drejtën për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomiksit.

Urime të përzemërta profesorit dhe nxënësve për këtë arritje të jashtëzakonshme që na mbush me krenari, shpresë dhe besim se puna, përkushtimi dhe dashuria për dijen sjellin suksese të mëdha!