Profesori universitar kundërshton përzgjedhjen e shkencëtarit të vitit, thotë se Nagavci u vu në lajthitje nga këshilltarët

- Advertisement -

Të paktën, dy kandidatë kanë kundërshtuar përzgjedhjen e shkencëtarit të vitit, me pretendimin se konkursi ishte i kurdisur.

- paragrafi 1 -

Profesor doktor Blerim Rexha, i cili ishte i propozuari i nënkëshillit të fushës “Hulumtime Ndërdisiplinore, Teknologji e Informacionit dhe Komunikimit”, për shkencëtar të vitit, thotë se çmimi iu mor pa të drejtë.

- Advertisement -

Rexha, i cili është profesor në Fakultetin Teknik – drejtimi teknologji informative, tashmë ka parashtruar ankesë pranë Ministrisë së Arsimit, ku ka kërkuar nga ministrja Nagavci që ta rishikojë edhe njëherë vendimin për shpalljen e shkencëtares së vitit.

Megjithë padrejtësitë që thotë se i janë bërë, Rexha është i bindur se do të marrë atë të cilën i takon.

Madje për gjithë këtë, ai nuk fajëson as ministren Nagavci, pasi është i bindur se edhe ajo ka rënë në lajthitje nga këshilltarët e saj.

- Advertisement -

Rexha tutje ka shtuar se nëse ministrja nuk reflekton dhe nuk i përmbahet konkursit, atëherë do të ndjekë edhe rrugët ligjore për të marrë atë që, sipas tij, i takon. /Klankosova