E hënë, 24 Shkurt, 2025

Profesori Smajljaj: Nëse sindikalistët lëshojnë pe dëshmojnë se janë të gatshëm për sakrificë

- Advertisement1-

Profesori i universitar Avdi Smajljaj ka deklaruar se nëse SBAShK-u vendos t`i hap shkollat dëshmon edhe një herë se janë të gatshëm për sakrificë për hir të fëmijëve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përgjegjës për cilësi në arsim është qeveria dhe jo sindikatat.

- Advertisement -

Postimi i plotë i Smajljaj:

Nëse sindikalistët i lëshojnë rrugën qeverisë, i hapin shkollat, dëshmojnë edhe një herë se janë të gatshëm për sakrificë për hirë të fëmijëve.

Kushdo që kërkon cilësi në arsim, ta kërkojë atë nga politika, jo nga sindikatat. Përgjegjësi politike e institucionale për arsimin ka politika.

Politika mund ta ndërtojë dhe mund ta rrënojë cilësinë në arsim.

Sindikatat nuk bëjnë politika për arsimin. Të kërkosh politika për cilësi nga sindikatat, është mashtrim i qytetarëve.

Mësimdhënia është një prej shumë elementeve të cilësisë në arsim, e cila mund të rregullohet nga politika, nëse ka dije e vullnet.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...