E diel, 23 Shkurt, 2025

Profesori Shukri Klinaku me akuza të rënda për këshilltarin e Nagavcit: Po e keqpërdor pushtetin që ka, po më përndjek

- Advertisement1-

Pronari i shtëpisë botuese ‘Luarasi’ Shukri Klinaku, thotë se Valdrin Dervishajt, këshilltari i ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit po keqpërdor pushtetin që ka dhe po përndjek librat e tij.

“Tash ia kom dërgu para pak dite i kom kallxu që do të ndiqesh penalisht për sjelljet, për keqpërdorimin e pushtetit që e ka. Ai ka pushtet, është duke e keqpërdor pushtetin ndaj meje me emër e mbiemër. Më ndjek mua personalisht. Ai librat e ‘Luarasit’ ku jonë i përndjek edhe i rrëzon. Dmth ai është përndjekës. Ai është me plot kuptimin e fjalës është përndjekës”, tha Klinaku në një prononcim për Sinjalin.

- Advertisement -

Klinaku, mohon të ketë kërcënuar këshilltarin e Nagavcit, duke thënë se është e kundërta.

“Nuk jam ftu nga organet e hetuesisë. S’mun me ndodh ajo se s’ka asnji fije kanosje. Ai çka sheh andrra është diçka tjetër, po ai ç’është e vërteta, ai është burimi i krejt ngjarjes. Në qoftë se duhet me u marrë dikush në pyetje në hetuesi, ai duhet të merret. Absolutisht nuk e kam kanos. Unë jam i përndjekuri nga ai. Ai është pushteti. Ai është në pushtet ai është kah i ndjek edhe kah i kanos njerëzit. Ai më ka kanos mu. S’e kom denoncu rastin në Polici, se i kom shkru atij se unë kam punë shumë me të se ai është zyrtar për libra, unë kom libra”, tha Klinaku.

Valdrin Dervishajt, këshilltari i ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka denoncuar pronarin e shtëpisë botuese ‘Luarasi’, Shukri Klinaku.

Dervishaj, ka thënë se nuk ka të deklarojë asgjë më shumë se ajo çfarë ka thënë para organeve të hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, teksa veprimet tjera ligjore pritet të merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...